Nxënësit e Bujanocit: Duam libra në gjuhën shqipe

Studentët dhe nxënësit shqiptarë kanë protestuar të mërkurën në qytetin e Bujanocit, pasi kërkojnë që të kenë libra në gjuhën shqipe. Ata thanë se duhen kthyer librat që janë bllokuar në doganat e Serbisë si donacion nga Kosova, për të cilat Beogradi thotë se kanë përmbajtje problematike.

“Është një gjë shumë e rëndë, sepse gjatë orës ne nuk mund të marrim çdo gjë që është në libër, por vetëm hollësitë, ndaj dhe shumë gjëra mbeten pa shpjeguar”, thotë nxënësja Anita Halimi.

“Na mungojnë librat, sepse kjo është një shkollë shqipe dhe duhet të ketë libra shqip”, shprehet nxënësi tjetër, Elmirjon Rexhepi. Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Jonuz Musliu, tha se shqiptarët nuk do të heqin dorë nga kërkesat e tyre, duke theksuar: “Serbët mësojnë me tekste të Serbisë, pa pasur asnjë problem. Pse të ndalohet libri shqip në Luginën e Preshevës? Kjo tregon qartë se Serbia nuk ka vullnet të zgjidhë problemet e shqiptarëve”, deklaron Musliu. Qeveria e Serbisë ka ndaluar për herë të dytë librat nga Kosova, pasi i konsideron ilegalë në sistemin arsimor serb.

Më Shumë

Atmaxhë/ Dredhëza, kulturë fitimprurëse që po avancon fermerët kosovarë

Në fshatin Atmaxhë të Prizrenit, tradita e kultivimit të dredhëzës po zhvillohet me metoda moderne, duke u shndërruar në një model të suksesshëm për...

“Nga fusha e blertë në vijën e frontit…” – Munishi nderon ish-futbollistin e Lirisë, Përparim Thaçi

Trajneri i Lirisë, Ismet Munishi, ka përkujtuar ish-futbollistin e klubit prizrenas dhe dëshmorin e UÇK-së, Përparim Thaçi, me një mesazh emocional të publikuar në...

Lajmet e Fundit