4.1 C
Prizren
E premte, 20 Shkurt, 2026

Zyrtari i policisë tregon për shtimin e vjedhjeve në Suharekë

Ekipi i emisionit Ora e Fundit, sonte ishin në Suharekë për të biseduar me Zëdhënëskomandantin e Stacionit Policor në Suharekë, Afrim Syla.

Me Sylën është diskutuar rreth tentim-vjedhjes së një nate më parë në objektin e KEDS-it në Suharekë, njofton Klan Kosova.

“Personat që janë arrestuar mbrëmë rreth orës 1, kishin për synim vjedhjen në objektin e filiales së KEDS-it”.

Syla ka treguar se këta persona të cilët mbrëmë kanë tentuar të hyjnë në objektin e KEDS-it janë nga Podujeva.

“Këta persona i takonë komunës së Podujevës, ata kanë kryer një mori vjedhjesh dhe janë të njohur për Policinë e Kosovës”.

Me zëdhënës –komandantin është diskutuar për një zingjir vjedhjesh që kanë ndodhur së fundmi në Suharekë.

“Në komunën tonë janë raportuar një mori vjedhjesh nëpër fshatra dhe qytete”.

“Policia ka rrit masat e sigurisë pas këtyre vjedhjeve”.

“Policët janë duke patrulluar me qëllim për të parandaluar”.

Syla u shpreh se arsye pse janë shtuar rastet e vjedhjes në këtë komunë, kjo nuk ka të bëjë me dërgimin e forcave policore në Prishtinë pasi që shumë nga ta janë dërguar në kryeqytet për shkak të eskalimit të gjendjes politike në vend.

“Policia është angazhuar në situata të ndryshme, mirëpo ka policë të mjaftueshëm”.

Syla ka treguar se personat e arrestuar nuk ishin të njohur për policinë e Suharekës, ai gjithashtu ka bërë të ditur se dy nga ta jën nën moshën 18 vjeçare.

“Personat që janë arrestuar nuk janë të njohur për policinë e Suharekës, kurse për Podujevën dhe Prishtinën këta persona ishin të njohur”.

“Dy prej tyre janë të mitur”.

Më Shumë

Totaj vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame në Prizren, uron besimtarët për muajin e Ramazanit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, me rastin e fillimit të Muajit të Shenjtë të Ramazanit, ka vizituar sot Këshilli i Bashkësisë Islame...

Përballja e rivalëve të vjetër

Pas përfundimit të finales së Kupës së Kosovës, basketbolli elitar rikthehet në parket me ndeshjet e javës së 21-të në ProCredit Superliga. Vëmendja kryesore e...

Lajmet e Fundit