7.5 C
Prizren
E diel, 12 Prill, 2026

“Nëntori kombëtar”, ekspozitë e skulptores Rrezelinda Begaj në Malishevë

Në ambientet e Muzeut të Malishevës po qëndron e hapur ekspozita e skulptores së re, Rrezelinda Begaj, e titulluar “Nëntori kombëtar”, ku po prezantohen disa punime artistike.

Begaj tregon për KosovaLive se ka përzgjedhur 14 skulptura të saj për t’i prezantuar në këtë ekspozitë para artdashësve.

“Ekspozita ime e dytë personale pas asaj në Fushë Kosovë quhet ‘Nëntori kombëtar’ dhe në të prezantohen punimet e mia artistike, kryesisht portrete, figura dhe relieve”, tregon Begaj.

Si skulptore e re, Rrezelinda e pranon që nuk është e lehtë t’i përkushtohesh artit dhe të arrish të prezantohesh me ekspozita personale, por thotë koha që i kushton këtij arti dhe ndihma e familjes gjithashtu, po i ndihmojnë shumë asaj.

“Të jesh skulptore do të thotë që të kesh talent dhe përkushtim për këtë art tre dimensional, i cili të jep ndjenja të përziera, ndjenja të bukura dhe njashtu dhe vështirësi gjatë procesit të punës pasi që kalohet nëpër disa faza derisa të vijmë tek faza përfundimtare por me mbështetjen dhe motivimi e madh që ka ardhur nga familja ime unë kam arritur t’iu bëjë ballë gjithë këtyre vështirësive”, thotë Begaj.

Nga skulpturat e ekspozitës “Nëntori kombëtar”, Begaj veçon atë të të ndjerit Milaim Elshani, banor i Malishevës, kontribuues i çështjes kombëtare dhe baba i dëshmorit Agim Elshani.

Ekspozita është hapur më 27 nëntor dhe do të qëndrojë dy javë, deri më 11 dhjetor.

Komuna e Malishevës, përkatësisht Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport është përkrahëse e kësaj ekspozite. /KosovaLive

Ekspozite e Rrezelinda Begaj ne Malisheve1

Më Shumë

Junior 06 eliminohet në gjysmëfinale U16

Ekipi i djemve U16 të Junior 06 Moni Bau është eliminuar në gjysmëfinale të “Play-Off”-it në grupin Perëndim, pas humbjes edhe në ndeshjen e...

Kryeprokurori Kryeziu: Prizreni ka qenë një ndër rastet me keqpërdorimet më të mëdha me rezultatet zgjedhore

Petrit Kryeziu, Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prizren, duke folur për rastet e manipulimeve me vota, tha se Prizreni ka qenë një prej rasteve...

Lajmet e Fundit