Haradinaj: Nuk shkojmë te Mustafa se u vonua

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, bërë me dije se nuk do t’i përgjigjen ftesës së kryeministrit Isa Mustafa, i cili ka ftuar sot për një takim liderët e opozitës.

Haradinaj ka thënë për “Epokën e re” se kryeministri Mustafa ka bërë një ftesë të vonuar dhe të thatë.

“Ne nuk shkojmë në takim me kryeministrin. Është një ftesë e vonuar dhe e thatë. Është i njëjti kryeministër, i cili ia ka shkaktuar këto trauma vendit që disa muaj. Tash së fundi, pas gjithë kësaj, ai kërkon një takim të thatë, pa përmbajtje dhe nuk ka kuptim kjo sjellje e tij”, ka deklaruar Haradinaj.

Ai ka paralajmëruar një takim të opozitës me presidenten Atifete Jahjaga.

“Mund të ndodhë që do të takohemi këto ditë sërish me presidenten Jahjaga. Kuptohet, qëndrimi ynë është anulimi i marrëveshjeve dhe lirimi i të burgosurve politikë”, ka thënë Haradinaj.

Më Shumë

Policia në Prizren sekuestron dy armë zjarri

Brenda dy ditëve të fundit, Policia e Kosovës në Prizren ka sekuestruar dy armë zjarri në raste të ndara, duke parandaluar përdorimin e tyre...

Aleanca në Prizren viziton OVL-UÇK-në, zotohet për mbështetje të vazhdueshme

Kryetari i Degës së Aleancës në Prizren dhe kandidat për deputet, Sejdi Bellanica, së bashku me kandidatët për deputet dhe anëtarë të kryesisë, kanë...

Lajmet e Fundit