Begaj përkrahë Kuvendin e të rinjve të Malishevës

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur sot, kryetarin e Kuvendit të të rinjve të Malishevës, Lulzim Buzhala, me të cilin kanë biseduar për Kuvendin e të rinjve, qëllimin e këtij kuvendi, si dhe me synimet e tyre, për punë dhe aktivitete me të rinjtë e Komunës së Malishevës.

Begaj ka shprehur gatishmërinë e komunës, për përkrahje të këtij kuvendi, brenda mundësive të komunës, në zhvillimin e aktiviteteve, si dhe i inkurajoj ata, për tu marr me aktivitete për të rinjtë.

“Me pak angazhim, mund të bëhet shumë. Rinia, gjithmonë ka qenë bartëse e proceseve të ndryshme në shoqëri dhe ju sot e keni këtë mundësi, që të punonin n mënyrë që gjenerata e re të ketë një të ardhme më të mirë, të kemi një shoqëri të shëndoshë, pa dukuri negative”, tha Begaj.

Ndërsa kryetari i Kuvendit të të Rinjve në Malishevë, Lulzim Buzhala, e ka informuar kryetarin rreth formimit të këtij kuvendi, qëllimeve që kanë, aktivitetet që planifikojnë të zhvillojnë dhe të tjera.

“Ne kemi planifikuar që aktivitete tona ti bëjmë edhe me të rinjtë nga fshatrat më të thella të Malishevës, aty ku kanë munguar aktivitetet rinore”, tha Buzhala. /PrizrenPress.com

Më Shumë

Nën kërcënimin e thikës dhe të maskuar i morën paratë një gruaje në Prizren, ngritet aktakuzë ndaj katër të dyshuarve

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve K.K., Sh.G., V.S., dhe L.G., të cilët gjenden në...

Mot me diell, temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 26 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHKM) ka bërë të ditur se të shtunën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta lokale. Temperaturat minimale...

Lajmet e Fundit