Qindra mijëra euro është duke ua plaçkitur shteti serbë mërgimtarëve kosovarë të cilët po kalojnë transite nëpër Serbi.
Serbia po ua merr nga 10 euro për person të gjithë udhëtarëve kosovarë që po hynë nga Hungaria në Serbie.
Mjafton për ta treguar letërnjoftimin e shtetit të Kosovës dhe pagesa bëhet menjëherë në dorë. Autoritetet doganore serbe pas pagës e lëshojnë fletë pagesën e cila dëshmon se qytetari nuk ka hyrë ilegalisht në Serbi.
“40 euro i pagova unë, ditë më parë. Pagesat po i bëjnë vetëm ata që kanë letërnjoftim të Kosovës, jo tjerët. Pas pagesës ma lëshuan edhe një kupon. Më herët nuk kemi paguar para. Kjo ka ndodhur vetëm pasi ka filluar të aplikohet hyrja me letërnjoftim të Kosovës”, tha për Indeksonline, I. Islami nga Podujeva, i cili ka ardhur këtyre ditëve në pushime nga Gjermania. Njëjtë u shprehë edhe një i afërm i tij, i cili kishte ardhur dy dit pas Islamit.
Kosova dhe Serbia kanë arritur në Bruksel marrëveshjen për lëvizjen e lirë, ku në pikat kufitare mes këtyre dy vendeve mund të kalohet vetëm me letërnjoftim. Kjo pasi, Serbia nuk i njeh pasaportat e Kosovës.
Dren Zeka, këshilltar i koordinatores për bisedimet teknike me Serbinë, Edita Tahiri, tha se aplikimi i taksës prej 10 eurove nuk është pjesë e IBM-së, dhe zyra e tyre nuk është në dijeni nëse është duke u aplikuar kjo taks.
“Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar marrëveshje për lëvizjen e lirë në vitin 2011 në Bruksel, për lëvizjen e lirë ndemjet dy vendeve vetëm me letërnjoftim. Kjo vlen edhe për kalimet nga Serbia në vendet e treta. Aplikimi i taksës prej 10 eurove nuk është pjesë e marrëveshjes së IBM-së. Deri më tash nuk jemi në dijeni për këtë. Ne pyetmë edhe organet e Policisë, edhe ata than se deri më tani nuk është ankuar askush. Nëse verifikohet se është kështu, atëherë ne do ta paraqesim këtë në Bruksel, ngase kohë pas kohë shikohet implementimi i marrëveshjes”, tha Zeka.