Aida Dërguti hedh gaz në mbledhjen e Kryesisë

Nënkryetarja e parlamentit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Aida Dërguti ka hedhur gaz lotsjellës në vendin ku po mbahej mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, njofton Klan Kosova.

Anëtarët e kryesisë bashkë me kryetarin Kadri Veseli kanë lëshuar dhomën në shpejtësi.

Dërguti ka thënë se arsyeja që e ka shtyrë për të bërë një gjë të tillë është se i ka vlerësuar të pa arsyeshme vendimet që po merreshin në Kryesi.

“Kuvendi i Kosovës, përkatësisht shumica, në pamundësi për të bërë presion në Qeverinë për të tërhequr marrëveshjet, po bën presion në Opozitën për të marrë pjesë në seancat e Kuvendit”, ka thënë Dërguti.

Më Shumë

‘Transferimi i vitit’, Xhaka vlerësohet edhe nga BBC-ja

Pak ditë pasi “The Athletic” e ka vlerësuar si transferimin më të mirë të Premierligë për edicionin 2025/26, Granit Xhakës i është dhënë çmim...

Nis pastrimi i rrëshqitjeve të dheut në autostradën ‘Ibrahim Rugova’

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se kanë nisur punimet për largimin e dheut në Autostradën “Ibrahim Rugova”, në segmentin Suharekë–Prizren. Sipas njoftimit të...

Lajmet e Fundit