‘Star Wars: The Force Awakens’, premierë në DokuKino

Kinemaja e Prizrenit, DokuKino i ka bërë të gjitha përgaditjet për premierën e filmit më të ri të “Star Wars: The Force Awakens 3D” që do të shfaqet çdo natë nga 17 dhjetori në terminin e orës 19:30 dhe 22:00.

“Ata që vendosin ta shohin këtë premierë në DokuKino do t’a kenë rastin të fotografohen me veshjet e karaktereve të filmit për të cilat janë kujdesur stafi i kinemasë”, thuhet në njoftim.

Ky film me regji të J. J. Abrams është një vazhdim i sagës së krijuar nga George Lucas dhe është i krijuar tridhjetë vjet pas Star Wars: Episode VI – Rikthimi i Jedi-t (1983). Në rolet kryesore luajnë: Harison Ford, Mark Hamill, Carrie Fisher, Daisy Ridley, John Boyega, Oscar Isaac, Adam Driver. /PrizrePress.com

Më Shumë

Në Savrovë përkujtohen dëshmorët dhe martirët e lirisë

Në fshatin Savrovë të Suharekës është mbajtur një ceremoni përkujtimore në nderim të bijve dhe bijave të rënë për lirinë e vendit. Në këtë aktivitet,...

Drejtoria e Arsimit në Prizren shpall konkursin për bursa për studentët

Drejtoria Komunale e Arsimit në Komunën e Prizrenit ka shpallur konkursin për ndarjen e bursave për studentët e kësaj komune për vitin akademik 2025/2026. Sipas...

Lajmet e Fundit