Dështuan me vizat, të japin dorëheqje!

Shtohet presioni mbi Qeverinë e korruptuar të Kosovës. Krerët e Qeverisë të japin llogari për mashtrimin e qytetarëve

Shteti i Kosovës po vazhdon të mbetet i vetmi vend i izoluar në rajon, pa liberalizim vizash, edhe në mandatin e Qeverisë PDK-LDK.

Përfaqësues të subjekteve politike në pozitë dhe opozitë, analistë politikë, konsiderojnë se tani është momenti kyç që ky lidership që mashtroi qytetarët për vite me radhë, të japë dorëheqje.

Deputeti i LDK-së, Adem Salihaj, tha për “Kosova Sot” se liberalizimi i vizave ka qenë një premtim i vazhdueshëm elektoral dhe propagandistik i ish-kryeministrit dhe zëvendëskryeministrit të tashëm, nga viti në vit e nga mandati në mandat po del se ka qenë premtim farsë.

“Popullit të stërmashtruar të Kosovës i është servuar e vërteta e shtrembëruar se liberalizimi i vizave varet nga disponimi i BE-së, dhe se ata nuk po kanë vullnet për ta bërë këtë. Kjo është plotësisht e pavërtetë dhe është bërë me qëllim të amnistimit të pushtetit. Liberalizimi i vizave varet kryekëput nga përparimi që bën Kosova në luftimin e krimit dhe korrupsionit, aspak nga disponimi i BE-së. Zyrtarët e Kosovës po mundohen ta fshehin këtë fakt. Arsyeja është se ata janë vetë aktorë të një korrupsioni galopant, i cili sot nuk gjendet në asnjë vend të Evropës”, tha Salihaj. /Kosova Sot

Më Shumë

Drini i Bardhë e mbyll sezonin me spektakël, 7:0 ndaj TOP Footballit

Drini i Bardhë e ka mbyllur sezonin e parë në Ligën e Dytë me një fitore të thellë, duke mposhtur TOP Footballin me rezultat...

Apeli vërteton dënimin me burgim prej 24 vitesh të Dibran Hoxhës, i akuzuar për vrasjen e kuksianit më 2023

Gjykata e Apelit e ka vërtetuar dënimin prej 24 vitesh burgim për Dibran Hoxhën, i njohur me nofkën “Kobra”, për rastin e vrasjes së...

Lajmet e Fundit