7 C
Prizren
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Gërxhaliu “mbrohet” me heshtje

Arsim GerxhaliuShefi i Departamentit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu ka heshtur përball akuzave për joprefesionalizëm sa i përket ekspertizës që i kishte bërë kufomës së Hamdi Sopës. Avokati i Familjes Sopa, Tomë Gashi thotë se nuk po merren me gabimet e Gërxhaliut për shkak se nuk po besojnë se ai qëllimisht ka hartuar një raport joprofesional. Sidoqoftë, EULEX’i po i vazhdon hetimet për këtë rast.

“I ndjeri nuk ka bërë vetëvrasje, ai është vrarë. Le ta sjellin kë të duan kështu do të dalë përgjithmonë”.

Kështu u ishte përgjigjur Arsim Gërxhaliu dyshimeve se raporti mjeko-ligjor në rastin e Hamdi Sopa ishte joprefesional.

Mirëpo, gjashtë muaj më vonë, një ekspert mjeko-ligjor i EULEX’it ka konstatuar diçka tjetër për “Rastin Sopa”.

Ky ekspert ka hedhur dyshime se konstatimet e raportit të Arsim Gërxhaliut nuk janë të sakta duke hapur mundësinë që Hamdi Sopa të jetë vetëvrarë.

Pavarësisht kontestimeve profesionale nga eksperti i EULEX’it dhe akuzave të avokatit Tomë Gashi, Arsim Gërxhaliu ka vendosur të mos e thotë asnjë fjalë.

Gazeta Express prej dy ditësh ka provuar të marrë një qëndrim nga Gërxhaliu, por ai nuk ka dashur të thotë asgjë në lidhje me “ekspertizën” që e kishte bërë kufomës së Hamdi Sopës.

Avokati i Familjes Sopa, Tomë Gashi thotë se nuk dëshirojnë të merren momentalisht me gabimet e ekspertit të mjekësisë ligjore, raporti i të cilit kishte dërguar në paraburgim tre anëtarët e Familjes Sopa.

Hamdi Sopa kishte vdekur më 29 janar të këtij viti, ndërsa gjashtë ditë më vonë prokurori i rastit Blerim Isufaj kishte dhënë urdhër për arrestimin e gruas dhe dy vajzave të viktimës.

Gruaja e Hamdi Sopës, Teuta dhe dy vajzat Artina e Erna kanë qëndruar në paraburgim deri më 31 korrik, kur edhe është marrë vendimi për lirimin e tyre.

Në atë kohë, Arsim Gërxhaliu kishte konstatuar se ish-zyrtari i Qeverisë Hamdi Sopa është vrarë, duke u goditur me thikë disa herë në stomak para se të hidhej prej katit të nëntë të banesës.

Sidoqoftë, avokati i Familjes Sopa, Tomë Gashi thotë se njëherë për njëherë nuk janë duke u marrë me Arsim Gërxhaliun, pasi nuk besojnë se me qëllim ka gabuar kur ka nxjerrë konstatime rënduese për familjaret e Hamdi Sopës.

“Arsim Gërxhaliu nuk duhet të shkojë në burg sepse unë nuk dua të besoj se ekspertiza e gabuar është bërë me qëllim”, ka thënë Tomë Gashi, për Express, të premten.

Gashi thotë se meqë kanë gabuar në “Rastin Sopa”, mjekët kosovarë të mjekësisë ligjore kanë mundur të gabojnë edhe në raste tjera.

“Nëse po shihet se ka edhe gabime që i kanë dërguar një familje të tërë në paraburgim për gjashtë muaj, atëherë kjo nuk do të thotë se nuk ka pasur gabime edhe në raste të tjera.

Por, rasti më i rëndë është i Dono Asanajt”, ka ngritur dilema Gashi.

“Mirëpo, unë nuk jam kompetent të vlerësoj nëse rasti i Dino Asanajt është kështu apo ashtu. Kjo është përgjegjësi e Gjykatës, Prokurorisë dhe Ministrisë së Drejtësisë”, ka thënë ai.

Megjithëkëtë, EULEX’i konfirmon se rasti i vdekjes së Hamdi Sopës ende është nën hetime.

Zëdhënësi i këtij misioni, Blerim Krasniqi ka thënë se ende është herët të flitet për mbyllje te hetimeve apo ngritje të ndonjë aktakuze.

“Rasti është ende nën hetime. Ne nuk mund të spekulojmë paraprakisht për asnjë rast që është nën hetime se a do të ngritët aktakuzë apo do të mbyllet rasti. Hapat e mëtutjeshëm varen nga prokurori i rastit. Sidoqoftë, në momentin kur prokurori merr një vendim, palët dhe publiku do të informohen”, ka thënë Krasniqi, për Express.

Më Shumë

Aktakuzë ndaj disa personave për tentimvrasje në Krajk të Prizrenit

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër disa personave lidhur me një rast të tentimvrasjes që ka ndodhur më 22 maj në fshatin...

Kurti: Po punohet për ngritjen e standardit të jetesës për romët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i shoqëruar nga zëvendëskryeministrja Emilja Rexhepi, deputeti Ergjan Galushi, morën pjesë në aktivitetet kulturore kushtuar gjuhës dhe kulturës Rome. Kryeministri...

Lajmet e Fundit