21.6 C
Prizren
E enjte, 15 Maj, 2025

Çollaku: S’ka dështuar liberalizimi i vizave

Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, ka deklaruar të enjten se procesi i liberalizimit të vizave nuk ka dështuar.

Në një intervistë për “Epokën e re” ai ka thënë se është e sigurt lëvizja e qytetarëve të Kosovës pa viza në vitin 2016.

“Në radhë të parë procesi i liberalizimit të vizave është drejt përmbylljes. Kosova i ka përmbushur kushtet, prandaj ne nuk kemi dështuar. Por, tani radhën e ka BE-ja të dëshmojë se e trajton Kosovën dhe qytetarët e saj në mënyrë të barabartë me shtetet e tjera të rajonit. Dhe një gjë të tillë mund ta dëshmojë vetëm nëse Komisioni Evropian do të procedojë me rekomandim pozitiv. Është e sigurt lëvizja e qytetarëve të Kosovës pa viza në vitin 2016”, ka deklaruar Çollaku.

Ai ka thënë se shumë shpejt duhet të marrë fund situata paradoksale, ku kemi liri të lëvizjes së mallrave, por jo edhe liri të lëvizjes së njerëzve.

“MSA-ja është mundësi e shkëlqyeshme për vendin, sepse forcon perspektiven evropiane të vendit që do ta ketë ndikimin edhe në ekonominë e vendit, duke mundësuar rritjen e shkëmbimeve tregtare. Por, MSA-ja nuk ka kuptim pa liberalizimin e vizave. Dhe kjo situatë paradoksale, ku kemi liri të lëvizjes së mallrave, por jo të njerëzve, duhet të marrë fund tani”, është shprehur Çollaku, duke shtuar se përderisa konkluzionet vlerësojnë të arriturat tona si vend sidomos me nënshkrimin e MSA-së, jemi të zhgënjyer me gjuhën e rezervuar në raport me procesin e liberalizimit të vizave.

“Duke qenë se jemi krejt në fund të procesit, Kosova ka pritur nga Këshilli i BE-së gjuhë më afirmative dhe mbështetëse për këtë proces. Sidoqoftë, këto konkluzione nuk e paragjykojnë raportin e Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave dhe ne presim me bindje se ky raport do të jetë pozitiv dhe do të hapë rrugë për institucionet e BE-së që ta fillojnë procedurën e ndryshimit të Rregullores 539/2001, përkatësisht heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës”, ka theksuar ministri Çollaku.

Ai ka thënë se tani është momenti që BE-ja të reflektojë për qasjen e vet ndaj Kosovës. Në këtë kontekst, Çollaku ka vlerësuar se zëvendëskryeministri Hashim Thaçi nuk ka qenë i ashpër me deklarata ndaj BE-së sa i përket liberalizimit të vizave.

“Nuk pajtohem fare se ka qenë i ashpër, por e ka thënë publikisht një të vërtetë e cila në veshët e BE-së mund të mos tingëllojë këndshëm. Por, partneriteti kërkon besim të dyanshëm, respektim të njeri-tjetrit dhe trajtim të barabartë. Ndërsa BE-ja deri më tani ka dështuar shpesh t’i kultivojë këto parime fondamentale në raport me Kosovën”, është shprehur Çollaku. /Epoka e Re

Më Shumë

Shpërthimi në veturën e Hajdarit, 30 ditë paraburgim të dyshuarit

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit të pandehurit B.K. i cili dyshohet të jetë ai që kreu veprën penale duke...

Me pizhame në mes të flakëve – Nëna shpëton familjen nga zjarri në Savrovë

Në orët e para të mëngjesit, në kohën kur e gjithë familja ishte në gjumë, zjarri ka kapluar një shtëpi në fshatin Savrorë të...

Lajmet e Fundit