Dialogu të pezullohet

Negociatat në Bruksel i sollën favore vetëm Serbisë

Opozita dhe analistët politikë konsiderojnë se marrëveshjet e tanishme, në dëm të shtetit të Kosovës, që Qeveria PDK- LDK i ka arritur në Bruksel me palën serbe, me ndërmjetësimin e BE-së, duhet të jenë të fundit në këtë proces që ka nevojë për rishikim.

“Me këtë Qeveri, me këtë përbërje të Qeverisë, kryeministrin Mustafa dhe zëvendësin e tij, Hashim Thaçi, jemi dëshmitarë që asgjë nuk është bërë deri më sot në interes të vendit, sepse Kosova humbi dhe nuk përfitoi asgjë nga këto bisedime, edhe tani e tutje, nëse ndodh një fatkeqësi që këta njerëz të vazhdojnë akoma, ne nuk mund të presim ndryshime në aspektin pozitiv”, tha deputetja Teuta Haxhiu nga AAK-ja për ‘Kosova Sot’.

Edhe Bilall Sherifi, nga Nisma për Kosovën, thotë se do të ishte një rrezikim nëse opozita dhe qytetarët nuk imponojnë ndryshime të shpejta dhe rrënjësore në qeverisjen e vendit, për qasje tjetër në bisedimet me fqinjët tanë për normalizim të marrëdhënieve, veçmas në ato me Serbinë, në të cilat Kosova është në defensivë të madhe.

“Nga “FUSNOTA”, e cila konteston pavarësinë e shtetit të Kosovës, e deri te “Zajednica”, përmes së cilës Kosova ndahet në dy njësi politike dhe territoriale, të gjitha “produktet” e bisedimeve me Serbinë e kanë dëmtuar rëndë substancën e Kosovës”, thotë ai. /Kosova Sot

Më Shumë

Ukimeri mbikëqyr punimet për rrethrrotullimin e ri në “Dardania” të Prizrenit

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Komunën e Prizrenit ka bërë të ditur se po vazhdojnë punimet në aksin rrugor dhe rrethrrotullimin e ri në...

‘As të gjallë, as të vdekur’ –Ja ku u mbajt për gjysmë shekulli trupi i Azem Galicës që serbët të mos e gjenin kurrë

Në ditët e fundit të korrikut të vitit 1924, Azem Galica, u plagos rëndë gjatë betejës kundër ushtrisë jugosllave që kishte rrethuar Drenicën me...

Lajmet e Fundit