26.5 C
Prizren
E premte, 8 Gusht, 2025

U dhanë çmimet për shkencëtarët e vitit

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, në një ceremoni të martën ka bërë ndarjen e çmimeve “Shkencëtari i vitit“ dhe “Shkencëtari i ri”, për vitin 2015.

Duke marrë parasysh rezultatet shkencore e kërkimore gjatë periudhës 1-vjeçare, në kategorinë “Shkencëtari i vitit 2015”, në pajtim me rekomandimet e këshillit shkencor të MASHT, ministri Bajrami mori vendim që ky çmim të ndahet për Dr. Avni Berisha, profesor i asociuar në Fakultetin e Kimisë dhe për profesorët e Fakultetit të Biologjisë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, Dr. Abdullah Alija dhe Dr. Halil Ibrahimi.

Ndërsa për kategorinë “Shkencëtari i ri” për këtë vit, u shpërblyen Armond Daci, kandidat doktorant e bashkëpunëtor shkencor në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Pranvera Ibrahimi, doktorante e bashkëpunëtore shkencore e Departamentit të Shëndetit Publik dhe Mjekësisë Klinike në Universitetin Umea dhe Valmir Krasniqi, doktorant dhe bashkëpunëtor shkencor në Departamentin e Matematikës, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Gjatë dhënies së çmimeve ministri Bajrami tha se rezultatet tregojnë që Kosova ka studentë dhe profesorë që punojnë me zell.

“Kjo na tregon që është e mundshme që në Kosovë të reformojmë arsimin e lartë dhe brenda sistemit të arsimit të lartë mund të koncentrohemi te punimet shkencore. Brenda reformave që ne po bëjmë tani në ngritjen e cilësisë së arsimit ne kemi vendosur që puna kërkimore e shkencore të bëhet komponent i pandashëm i aktiviteteve të secilit universitet”, ka thënë ndër të tjera ministri Bajrami.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe rektorët dhe prorektorët e Institucioneve të Arsimit të Lartë, drejtorët e njësive vartëse të MAShT- it, anëtarët nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, anëtarët e Komisionit për Arsim dhe Shkencë të Kuvendit të Kosovës dhe pjesëmarrës të tjerë. /KosovaLive

Më Shumë

Valon Hoti zyrtarizohet kandidat i Vetëvendosjes për kryetar të Malishevës

"Në Malishevë ka ardhur koha për ndryshim" – kështu u theksua sot në takimin e Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në këtë komunë, ku në...

Ekrem Kastrati rikandidon për kryetar të Malishevës

Kryetari aktual i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka njoftuar zyrtarisht se do të rikandidojë për një mandat të dytë në krye të komunës...

Lajmet e Fundit