-5.6 C
Prizren
E enjte, 1 Janar, 2026

2016-a, me befasi politike

Analistë dhe politikanë thonë se janë krijuar kushte të mjaftueshme për zgjedhje të reja. Kurse ndryshim të skenës politike, sipas tyre, mund të ketë nëse ofrohet një strukturë krejtësisht e paprovuar

Qysh prej shpalljes së Pavarësisë, në vitin 2008, pritjet e qytetarëve ishin të mëdha, e të mëdha ishin edhe dështimet, keqpërdorimet dhe skandalet.

Lidershipi i vendit pati mjaftueshëm kohë për të dëshmuar veten. Ata i patën 16 vjet, nëse marrim kohën prej kur Kosova u vendos nën protektoratin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe gati se 8 vjet të plota që prej shpalljes së Pavarësisë dhe fillimit të krijimit të institucioneve nën logon e re të Republikës së Kosovës. Shikuar në vija të trasha, fillimi i vitit 2015 u shënua me ikje masive të qytetarëve nga vendi dhe mbaroi me një Parlament jofunksional dhe me tensione të mëdha në mes të koalicionit qeverisës (PDK-LDK) dhe opozitës (VV, AAK dhe NISMA).

Politologu Albinot Maloku për Kosova Sot thotë që janë krijuar kushte të mjaftueshme për zgjedhje të reja.

“Nisur nga rrethanat dhe situatat e krijuara prej pas zgjedhjeve të fundit parlamentare në Kosovë, e sidomos bllokadës së parë nga VLAN-i, për më shumë se gjashtë muaj, e pastaj edhe kriza e fundit pas zgjedhjes së Isa Mustafës kryeministër, shteti i Kosovës ka krijuar predispozita të mjaftueshme për zgjedhje të reja. Zgjedhjet e reja nuk janë oferta më e mirë, por opsioni i vetëm, tek i cili mund të shpresohet për normalizim të mirëfilltë të jetës institucionale, shtetërore e politike në vend. Ndryshim të skenës politike mund të ketë nëse krijohen opsione të reja politike, me garnitura krejtësisht të paprovuara’’, tha Maloku. /Kosova Sot

Më Shumë

Totaj uron bashkëqytetarët katolikë për Krishtlindje

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka uruar besimtarët katolikë me rastin e festës së Krishtlindjeve. “Bashkëqytetarë të besimit katolik, urime Krishtlindjet! Të keni...

Albin Kurti: Urime fitorja më e madhe në historinë e vendit

Kryetari i LVV-së, njëherit kandidati për Kryeministër, Albin Kurti pas rezultateve e KQZ-së deri në ora 22:00 ka falënderuar të gjithë qytetarët për votimin...

Lajmet e Fundit