Thaçi: Marrëveshjet ndërkombëtare s’janë lojë fëmijësh

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi mendon se tërheqja e Marrëveshjeve të nënshkruar në Bruksel – asaj për Asociacionin dhe Demarkacionin do ta devalvonte shtetësinë e Kosovës.

Thaçi tha se marrëveshjet ndërkombëtare nuk “janë lojë fëmijësh”.

“Njerëzit duhet ta kuptojnë se rënia e këtyre marrëveshjeve nënkupton devalvim të shtetit të Kosovës, kjo nuk është lojë fëmijësh. Këto dy marrëveshje nuk duhet të shndërrohen si mjete për devalvimin e shtetit”, tha Thaçi për televizionin publik .

Duke folur për Asociacionin, ai tha se vendimi i Gjykatës Kushtetuese e thotë qartë se ai do të formohet.

Thaçi shtoi se protestat e paralajmëruara nga opozita në janar, nëse janë demokratike, atëherë nuk ka problem që të zhvillohen, por ai tha se opozita ka nevojë që të komunikojë më shumë për të ardhmen e vendit.

“Protesta mund të ketë, kemi probleme sociale sepse ne nuk kemi bërë atë që kemi dëshiruar. Gjithçka që është në suaza të demokracisë është e pranueshme. Është me rëndësi që të ketë më shumë komunikim më tepër marrëveshje për shtetformimin e Kosovës. Këtë e them për opozitës që të shikojnë mundësinë për forcimin e shtetit”.

Më Shumë

Aleanca në Prizren vazhdon fushatën intensive pranë qytetarëve

Aleanca në Prizren ka njoftuar se po vazhdon aktivitetet e saj në terren, duke zhvilluar takime me qytetarët në kuadër të fushatës zgjedhore. Sipas njoftimit...

Dinamo mposht Lirinë, siguron finalen e barazhit për Superligë

Dinamo ka triumfuar me rezultat 2:0 ndaj Lirisë në ndeshjen e playoffit të Liga e Parë e Kosovës, duke siguruar kështu kualifikimin në barazhin...

Lajmet e Fundit