Gjykata Speciale me kompetenca të zgjeruara (Video)

Mandati i Gjykatës Speciale mund të zgjerohet dhe nën llupën e prokurorëve mund të jenë edhe krimet e kryera pas vitit 2000 që nuk ndërlidhen vetëm me krimet e pretenduara të luftës që burojnë prej raportit të Senatorit Dick Marty. Këtë e ka pohuar Kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Fejzullah Hasani.

“Se si do të rrjedhë, a do të ndalet me periudhën kohore që e ka të limitune deri në fund të vitit 2000 ose do e zgjasë periudhën e veprimit dhe gamën e veprimeve kriminale se a do të ndalet… Nuk e di se si do të rrjedhin gjërat, por nuk e përjashtoj mundësinë … edhe në aspektin kohor edhe në aspektin strukturor të krimeve të zgjerohet… Nuk e përjashtoj mundësinë, por kjo varet se si do të rrjedhë situata dhe varet se çfarë do të jetë roli jonë se a do i qasemi kësaj problematike që po e prekupon vendin vërtetë me veprime konkrete apo do të mbetemi me deklarime verbale, debate në media e kështu më radhë”, ka thënë Hasani gjatë një interviste për emisionin “Betimi për Drejtësi” në RTK1.

Sa i përket ndjekjes dhe gjykimit të krimeve të luftës, sipas Kryetarit Hasani, nëse dikush ka dështuar në këtë drejtim, atëherë ata janë prokurorët dhe gjykatësit ndërkombëtar, të cilët kanë shërbyer në kuadër të ish-UNMIK-ut dhe EULEX-it, pasi kanë pasur kompetenca ekskluzive në këtë fushë.

Gjykata Speciale ende është në proces të krijimit dhe funksionalizimi i saj pritet të bëhet gjatë këtij viti, kur edhe pritet të formalizohen të gjitha procedurat me Holandën, ku pritet të vendoset selia qendrore, për të vazhduar më pas me procedimin e rasteve, ku është përfolur se pjesë e aktakuzave do të jenë ish-krerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët kryesisht përfshihen në raportin e Senatorit Dick Marty.

Deklaratën e Hasanit mund ta ndiqni në minutën 53 të videos:

https://youtu.be/ChG_UDgJ7RI

Më Shumë

Malisheva ashpërson masat ndaj ndotësve, Kastrati vlerëson kontributin e bizneseve

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka vlerësuar kontributin e bizneseve lokale në aksionin për pastrimin e ambientit, ndërsa njëkohësisht ka paralajmëruar masa...

Konfirmohet lija e deleve në Suharekë, AUV-i me masa urgjente në të gjithë vendin

Në fshatin Delloc të Komunës së Suharekës është konfirmuar prezenca e sëmundjes infektive “lija e deleve/dhive (Sheep Pox/Goat Pox)”, një sëmundje që prek bagëtinë...

Lajmet e Fundit