14.1 C
Prizren
E premte, 17 Prill, 2026

Nisma thërret anëtarësinë për protestë paqësore e dinjitoze

Nisma për Kosovën, përmes një njoftimi për media tregon se sot ka mbajtur mbledhje me anëtarët e kryesisë dhe kryetarët e degëve, ku temë kryesore e takimit ishte protesta që do të mbahet më 9 janar, kundër marrëveshjeve me Serbinë, demarkacionit me Malin e Zi dhe qeverisë që e ka quajtur anti-kushtetuese.

Në njoftim thuhet kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi, ka kërkuar që sa më shumë të shpërndahet mesazhi për protestë paqësore dhe dinjitoze.

“Ka plotë arsye për të protestuar, sepse vendi është duke shkuar shumë keq në çdo fushë, dhe kjo si rezultat i kësaj keqqeverisje në vendin tonë”, citohet të ketë thënë Krasniqi.

E kryetari i kësaj partie, Fatmir Limaj, ka kërkuar nga kryetarët e degëve të Nismës, që të angazhohen sa më shumë në organizimin dhe mobilizimin e qytetarëve për protestën e organizuar nga partitë opozitare. Limaj tha se për protestën e 9 janarit duhet të ftojmë të gjithë, pa dallime partiake, sepse kjo protestë është në të mirë të të gjithëve, citohet në komunikatën e partisë. “Duhet të protestojmë masivisht për një shtet me sovranitet”, ka thënë më tej Limaj.

Në këtë mbledhje të gjithë kryetarët e degëve të Nisma për Kosovën, i dhanë mbështetje protestës, ku thanë se janë duke u mobilizuar shumë, që të jenë të pranishëm në protestën paqësore që mbahet këtë të shtunë, më 9 janar, në ora 14:00, në Prishtinë, thuhet në fund të njoftimit.

Më Shumë

Totaj: Prezenca e nënës më jep siguri, është ndjenjë e pazëvendësueshme

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka ndarë ndjesitë e tij personale dhe kujtimet e dashura për prindërit në emisionin “Weekend” në Klan Kosova. Ai ka...

P.C Prizreni dhe Drita përballen në finalen për ngjitje në Superligë

Finalja e madhe e “Play-off”-it në Ligën e Parë të Meshkujve do të vërë përballë Proton Cable Prizreni dhe Drita, dy skuadrat që dominuan fazën...

Lajmet e Fundit