29.6 C
Prizren
E diel, 3 Gusht, 2025

Opozita në Prizren: Me 9 janar të gjithë në protestë

Përfaqësuesit e Opozitës në Prizren, kanë ftuar qytetaët që në mënyrë masive të marrin pjesën në protestën e 9 janarit.

Zyrtari i LVV-së, Artan Abrashi, tha se koalicioni PDK-LDK nuk ka të drejtë të qeverisë me vendin.

“Duke pasur parasysh vendimin e Gjykatës Kushtetuese për jo kushtetutshmëri të Asociacionit të Komunave Serbe, vendim ky që i dha të drejtë kundërshtimeve disamujore të opozitës, konstatojmë se koalicioni qeverisës më nuk ka të drejt morale, politike, por edhe ligjore që të qeveris me vendin , prandaj për këtë arsye ftojmë qytetarët që të përkrahin protestën e opozitës me 9 janar në Prishtinë”, tha Abrashi.

Ndërkaq, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha , njëkohësisht edhe kryetar i BD-së , tha se edhe prizrenasit duhet të mbështesin protestën e opozitës.

“ Kjo qeveri për “ Zajednicën” po e kthen Serbinë në Kosovë, duke e defunksionalizuar shtetin tonë dhe rrezikuar të ardhmen e fëmijëve tanë”.
Edhe përfaqësuesi i AAK-së, Naim Çelaj , iu bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen kauzës së opozitës për të kundërshtuar marrëveshjet me Serbinë, të cilat po e rrezikojnë sovranitetin e shtetit.

Ftesë për përkrahje të protestës së paraljmëruar paqësore të opozitës, prizrenasve bëri edhe kryetari i degës së Nismës , Sinan Alija. Përfaqësuesit e këtyre partive njoftuan se nisja e organizuar nga Prizreni drejt Prishtinës, do të bëhet me autobusë në ora 11 nga Stacioni i Autobusëve në Prizren/TV Prizreni/ .

Më Shumë

Vdekja e punëtorit në Prizren, policia del me raport zyrtar

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vdekjen e një punëtori në vendin e punës në Prizren. Sipas raportit, ai ka rënë nga një lartësi...

Sot 112 vjet nga përfundimi i Konferencës së Londrës

112 vjet më parë përfundoi punimet Konferenca e Londrës, në të cilën u vendos përgjysmimi i trojeve shqiptare dhe fati i saj. Konferenca e Ambasadorëve...

Lajmet e Fundit