NISMA fton Qeverinë të dorëhiqet, shpreh keqardhje për incidentet

NISMA për Kosovën falënderon dhe shpreh mirënjohje për të gjithë qytetarët, anëtarët e simpatizantët e subjekteve opozitare për pjesëmarrje sot në protestën e organizuar nga opozita e bashkuar.

NISMA, po ashtu, fton edhe njëherë koalicionin qeveritar që ta merr serozisht kërkesën e qytetarëve për dorëheqje.

“Populli i Kosovës sot të pa parë deri më tani në Kosovë përcolli mesazhin e qartë se nëse kjo qeveri refuzon të jep llogari për shkeljen e Kushtetutës ne refuzojmë të qeverisëmi nga një qeveri që ka shkelur Kushtetutën”, thuhet në reagimin e NISMA-s.

“Populli i Kosovës sot foli, ai pret dorëheqje nga kjo kjo qeveri, rrugë tjetër nuk ka”.

“Pas përmbylljes se këtij tubimi madhështor e paqësor, ne shprehim keqardhje për incidentet”.

“Askush dhe asgjë nuk mund ta zbeh mesazhin që dhanë qytetarët e Kosovës sot me pjesëmarjen e tyre masive në protestën e sotme madhështore e paqësore”.

“Qytetarët nuk do të ndalën deri në largimin e kësaj qeverie”. /PrizrenPress.com

Më Shumë

Dragashi përfiton mbi 883 mijë euro nga Granti i Performancës Komunale

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka njoftuar se ka nënshkruar Grantin e Performancës Komunale në vlerë prej 883,837.56 euro, mjete të cilat...

Dy viktima dhe dy në gjendje kritike në Shëngjin, të rinjtë janë nga Kosova

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në bregdetin e Shëngjinit, ku katër të rinj që kishin hyrë në det janë përballur me dallgë dhe...

Lajmet e Fundit