8.1 C
Prizren
E martë, 21 Prill, 2026

Haradinaj: I kemi dhënë opsion qeverisë të dorëhiqet

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se i kanë dhënë opsion qeverisë që të dorëhiqet.
Haradinaj në një intervistë për Botapress ka thënë se gjendja në Kosovë nuk është e mirë si pasojë e vendimeve të gabuara të kësaj qeverie.

“Gjendja në Kosovë nuk është e mirë si rezultat i Qeverisë dhe i vendimeve të gabuara, veçanërisht i dy vendimeve të fundit e që janë të rrezikshme, të Qeverisë Mustafa, e atij për Bashkësinë e Komunave me shumicë serbe ‘Zajednicës’, që është në konflikt me kushtetutën e vendit dhe të qëllimit të Demarkacionit ose vijës kufitare me Malin e Zi”, ka theksuar ai.

Sipas Haradinajt, vendi është në një gjendje të rënduar dhe opsion mbetet dorëheqja e qeverisë.

“Pra është një gjendje e rënduar, ne kemi dhënë si opsion për zgjidhje pra dorëheqjen, llogaridhënien nga Qeveria Mustafa, duke i thënë ‘shko’ në mënyrë që të kthehet sovraniteti i vendit, të kthehen kufijtë e Kosovës, që të ndodhë zhvillimi ekonomik, që të ndalet korrupsioni, që Kosova të ketë ushtrinë e vet , pra që të kemi një shtet normal”, u shpreh Haradinaj.

Më Shumë

P.C Prizreni mbetet në Ligën e Parë

Proton Cable Prizreni nuk ka arritur të sigurojë ngjitjen në ProCredit Superligë, pasi është mposhtur në serinë finale nga Drita. Skuadra prizrenase u ndal në hapin...

Rasti tragjik në Malishevë, Haxhiu ngushëllon familjen Berisha

Tre persona kanë humbur jetën tragjikisht sot në një banesë në lagjen “Mirdita” në Malishevë. Sipas informacioneve të para, viktimat janë një baba dhe...

Lajmet e Fundit