Mustafa të japë dorëheqje si Gruevski

“Kryeministri maqedonas, sado që të ketë bërë skandale, ka një pikë respekti dhe dashurie për atdheun e tij, për shtetin e tij, për dallim prej kryeministrit kosovar, të cilit i mungon atdhedashuria tërësisht. Kryeministri i Kosovës është i zhveshur tërësisht nga skrupujt moralë”, tha analisti Nexhmedin Spahiu për “Kosova Sot”

Sado që kriza politike dhe institucionale në Kosovë po vazhdon të thellohet, partnerët e koalicionit qeverisës PDK dhe LDK, për shkak të lakmisë për vazhdimin e kapjes së shtetit, nuk po e marrin kurajën që të japin llogari para qytetarëve të vendit, dhe t’i japin fund kësaj krize, duke pranuar përgjegjësinë e tyre për gabimet e bëra. Ata mund të marrin si shembull, Maqedoninë, ku pas skandaleve dhe protestave të opozitës, kryeministri dha dorëheqje, u krijua Qeveria e përkohshme dhe pritet të mbahen zgjedhjet.

Analistët politikë këtë barrikadim të lidershipit qeverisës të Kosovës, po e cilësojnë si mungesë totale të ndjenjës së përgjegjësisë për shtetndërtim. Përgjegjësia kryesore në këtë rast, sipas njohësve të skenës politike, i bie kryeministrit të vendit Isa Mustafa. Analisti politik, Nexhmedin Spahiu, konsideron se kreu i ekzekutivit nuk ka asnjë ndjenjë përgjegjësie për shtetin, atë përgjegjësi që e ka reflektuar sadopak homologu i tij në Maqedoni. “Kryeministri maqedonas, sado që të ketë bërë skandale, ka një pikë respekti dhe dashurie për atdheun e tij, për shtetin e tij, për dallim prej kryeministrit kosovar, të cilit i mungon atdhedashuria tërësisht. Kryeministri i Kosovës është i zhveshur tërësisht nga skrupujt moralë”, tha Spahiu për “Kosova Sot”.

Më Shumë

148 vjet nga Lidhja e Prizrenit

Sot mbushen 148 vjet që kur më 10 qershor 1878 filloi organizimi dhe themelimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Është kjo njëherësh një ndër Lidhjet...

Prizren: Kërkohet paraburgim për një të dyshuar për fajde, një tjetër në arrati

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi të dyshuar për veprën penale të fajdesë, ndërsa një person...

Lajmet e Fundit