9.3 C
Prizren
E diel, 12 Prill, 2026

Universiteti i Prishtinës – 1000 vende më poshtë në ranglistën e universiteteve

UP-rektoratiUniversiteti i Prishtinës sërish mbetet shumë larg cilësisë, krahasuar me të tjera universitete ndërkombëtare. Për këtë vit iu ka rezervuar vendi 4 mijë e 416, që i bie 1000 vende më poshtë se që ka qenë vitin e kaluar. Kështu thuhet në ranglistën e universiteteve në internet, sipas statistikave të bëra për 2013.

Kjo listë në internet është bazuar, duke përdorur metoda kuantitative, ku janë disenjuar indikatorë që lejojnë matjen e cilësisë shkencore në internet. Nga e gjithë kjo del se universiteti i ka të mangëta publikimet e dokumenteve dhe të fajllave në internet që do t’u mundësonte studentëve qasje më të lehtë në institucionin ku ata studiojnë. Rezultati ka dalë duke u bazuar në disa kritere, siç janë përsosmëria, se sa institucioni është i hapur, sa ka ndikim te studentët dhe sa është prezent me publikime në Google.

Ndërsa Rektori i Universitetit të Prishtinës, Ibrahim Gashi është munduar të shpjegojë pozicionin e ulët të Universitetit të Prishtinës, postuar në rang-listën e universiteteve në internet. Në emisionin Interaktiv të KTV-së, ai ka thënë se është e vërtetë që ka pak publikime shkencore nëpër revista të ndryshme evropiane, e po ashtu ka pak postime në Google.

Mirëpo, sipas tij, është bërë shumë sa i përket ngritjes së cilësisë në Universitetin e Prishtinës, por fakti që ky institucion ka buxhet shumë të vogël, ndikon në avancimin e standardit akademik. Gashi ka bërë të ditur se do të kërkojë që të ngrihet buxheti për UP-në, pasi rreth 26 milionë euro nuk mjaftojnë, sepse rreth 20 milionë shkojnë për pagesa ndaj stafit akademik.

Më Shumë

Deep Purple emocionojnë kryeministren japoneze me një vizitë të shkurtër

Grupi legjendar britanik “Deep Purple” i ka dhuruar një moment të veçantë kryeministres japoneze Sanae Takaichi, gjatë një vizite të shkurtër në Tokio, në...

Bashkimi dhe Bora përballen sot në Prizren

Në kuadër të Superligës në basketboll sot më 9 prill do të zhvillohet një përballje interesante ku Bashkimi do të përballet me Borën. Ndeshja do...

Lajmet e Fundit