16.8 C
Prizren
E diel, 19 Maj, 2024

Ymeri: Pavarësinë nuk duhej ta shpallte Thaçi

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, në Zonën e Debatit në Klan Kosova, ka thënë se “demokracia është vendim i qytetarëve që merret përmes votës”.

Ymeri ka deklaruar se protesta e qytetarëve është demokratike, njofton Klan Kosova.

“Shteti është i kapur nga këta, e kështu ata po e luftojnë Republikën. 17 shkurti si datë do të jetë datë e protestës, veçanërisht duhet të protestohet që kjo Republikë të sovranizohet”, tha ai.

Sipas tij, një shtet nuk mund të ekzistojë nëse nuk është sovran.

“Pavarësinë ishte dashur ta shpallë kryetari i Kuvendit e jo Thaçi, ai e ka shmangur fjalën sovrane kur e ka lexuar Deklaratën e Pavarësisë”.

Sipas Ymerit, “fajin më të madh për këtë gjendje e ka ai që është në krye të shtetit, kapësi i tij në këtë rast”.

Ymeri ka folur për virtytin e sinqeritetit, i cili sipas tij ky është një vyrtyt që e kanë aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Mendoj që në politikë një virtyt i jashtëzakonshëm është sinqeriteti, e ato janë dy lloje, një me konceptin politik e tjetra me transmetimin e këtij koncepti tek të tjerë”, tha ai.

“Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, ne jemi të tillë pra jemi të sinqertë, nuk jemi të njëjtë me të tjetër”.

Ymeri ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje është bashkuar me Nismën për Kosovën dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës për të ndalë marrëveshjet.

“Bashkëpunimi me dy subjektet tjera është bërë për një çështje, ndaljen e këtyre marrëveshjeve të dëmshme”.

“Ky bashkëpunim me dy subjektet tjera opozitare ka qenë i suksesshëm. Qëllimi nuk ka qenë që të rrëzohet vetëm kjo Qeveri”.

“Mendoj që përpjekja e jona e përbashkët, prej gjashtë muajve e ka krijuar një mundësi të bashkëpunimit, nuk e dimë nëse do të dalim së bashku në zgjedhje, por nuk e dijmë nëse do të përfundojë kështu”.

Ymeri tha se një shtet ku ka korrupsion, nuk mund të jetë shtet që garanton të drejta për qytetarët e saj.

Ai tha se Republika e Kosovës rrezikohet nga Zajednica, rrezikon mirëqenien e qyetatarëve të saj, përfshirë edhe ata serb.

“Për diskursin e VV-së, si program politik e kemi barazinë e qytetarëve, duke mos u diskriminuar askush pavarësisht përkatësisë etnike”.

“Një politikë e tyre është ajo se serbët në Kosovë nuk mund të jetojnë të qetë dhe për këtë ata mendojnë që të kenë qasje këtu. Por për ta shmangur këtë atëherë duhet të krijohet një hapësirë autonome, pra Serbia po mendon që kudo që ka serbë të ketë Serbi, e kjo është politikë fashiste”.

“Kjo logjikë politike që na e ka sjell Zajednicën që ka ardhur si rezultat i dialogut në Bruksel në thirrje të normalizimit po e dëmton edhe më shumë vendin”.

“Në momentin që duam shtet atëherë do të duhet të diskutojmë se di të bëhet shteti. Kemi tetë vite pavarësi e ne për çdo herë e më shumë po i afrohemi Bosnjës”.

“Zajednica rrezikon që vendi të shkojë në bosnjëzim. Nuk nisem me numrin e banorëve por me mekanizmin, ne Bosnjë 23% e kanë bërë, këtu do ta bëjnë këta sa janë 4 %”.

“Republika do të ekzistoj me një barazi të të gjithë qytetarëve, si për nga përkatësi fetare, seksuale, shpërndarja e të mirave të bëhet në mënyrë të drejt. Pakicat duhet të trajtohen në bazë të standardeve evropiane, atë duhet ta marrim si model dhe ta aplikojmë në Republikën e Kosovës”.

“Integrimi i pakicave është i domosdoshëm. Plani i Ahtisarit nis diskriminimi, sepse të drejtat që iu dhënë serbëve janë më të mëdha se të shumicës, jo vetëm të pakicave tjera. Kështu është bërë diskriminimi edhe ndaj pakicave tjera”.

Previous article
Next article

Më Shumë

Përleshen fizikisht anëtarët e dy familjeve në Prizren, policia arreston shtatë persona

Dy familje janë përleshur fizikisht mes vete në Prizren, pas një mosmarrëveshje. Lidhur me rastin, Policia ka arrestuar shtatë persona. Të njëjtit janë ndaluar për...

Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit acarohet me vendimin e MPJ-së ku iu ndalua hyrja në Kosovë, patriarkut serb

Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit, ka reaguar ndaj vendimit të autoriteteve kosovare, të cilat i ndaluan hyrjen në territorin e Kosovës, patriarkut serb, Porfirije. Nga...

Lajmet e Fundit