MMPH: Debat publik për Brezovicën

Brezovica-teleferiketAgjencia për Mbrojtjen e Mjedisit dhe Instituti për Planifikim Hapësinor, duke u bazuar në Ligjin për Planifikim Hapësinor do të organizojnë shqyrtim publik për Zonën e Vecantë Parku Kombëtar “Sharri”.

Ky dokument i planit hapësinor do të shtjellohet rreth komenteve dhe sugjerimeve në lidhje me projektin e Brezovicës.

“Sipas ligjeve në fuqi, shqyrtimi publik do të zgjasë 60 ditë nga dita e njoftimit të parë publik (07.08.2013). Në kuadër të këtij procesi pritet angazhimi i të gjithë të interesuarve, në mënyrë të veçantë të ekspertëve, shoqatave të ndryshme, përfaqësuesve të komunave pjesëmarrëse dhe qytetarëve, të cilët me komente dhe rekomandime do të ndihmojnë në plotësimin e dokumentit final. Sipas procedurës, dokumenti i plotësuar do të dorëzohet në Qeveri dhe në Kuvendin e Kosovës për aprovim përfundimtar”, thuhet në njoftimin e MMPH-së. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Kapiteni Besfort Krasniqi vazhdon me Drinin e Bardhë

KF Drini i Bardhë Has ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me kapitenin Besfort Krasniqi edhe për sezonin e ardhshëm. Klubi ka bërë të ditur se...

Një grua nga Bubaveci dërgohet pa shenja jete në QKMF të Malishevës

Një grua nga fshati Bubavec i Malishevës është dërguar pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Malishevë, ku mjeku kujdestar...

Lajmet e Fundit