Malisheva, nderoi dëshmorët në shënimin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës

Kuvendi i Komunës së Malishevës, sot ka mbajtur një seancë solemne me rastin e shënimit të tetë vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Po ashtu, pas mbledhjes solemne janë bërë nderime dhe homazhe te varrezat e dëshmorëve në Malishevë dhe Kleçkë, si dhe pranë shtatores së Komandantin Legjendar Adem Jashari, në sheshin e dëshmorëve në Malishevë.

Në mbledhjen solemne, fjalime mbajtën kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Malishevës, z.Aziz Thaçi, të cilët folën për Ditën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Fillimisht kryetari Begaj, foli për sakrificën e popullit shqiptar, deri në shpalljen e pavarësisë, si dhe për kontributin e Komunës së Malishevës, në përpjekjet dhe luftën për çlirimin e vendit, si dhe për zhvillimin e Komunës nga pas lufta e deri më sot.

Ndërsa kryesuesi Thaçi, tha se “Pavarësia e vendit tonë, nuk do të kishte ardhur kurrë në shprehje, pa sakrificat e popullit shqiptar dhe pa luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pavarësinë e fituam me sakrificat e më sublime të atdhetarëve tanë, të cilët i takojnë historisë së lavdishme”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Malisheva pa asnjë rast të EHKK-së, situata vlerësohet nën kontroll

Shtabi Komunal për Menaxhimin e Situatës me Ethet Hemorragjike Krime-Kongo (EHKK) ka vlerësuar se gjendja në Komunën e Malishevës mbetet e qetë dhe nën...

Fillon në Prizren turneu ndërkombëtar i veteranëve Kupa Botërore e Paqes

Në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren ka nisur turneu ndërkombëtar i futbollit për veteranë “Kupa Botërore e Paqes” (World Peace Cup), i organizuar nga...

Lajmet e Fundit