Veseli e do Thaçin me çdo kusht president

Derisa akoma nuk po i dihet fatit të zgjedhjes së Hashim Thaçit për president të vendit, analistët politikë vazhdojnë të bëjnë matematika të ndryshme rreth këtij procesi dhe ndikimeve politike që do të ketë zgjedhja e tij eventuale në pozitën e kryetarit të shtetit në PDK, por edhe në rastin tjetër dështimi i kësaj zgjedhjeje.

Sipas analistëve politikë, dështimi eventual i zgjedhjes së Thaçit në krye të shtetit do të ishte një lajm shumë i keq për zëvendëskryetarin e PDK-së, Kadri Veseli, i cili në rastin e zgjedhjes së Thaçit në pozitën e kryetarit të shtetit, me automatizëm e merr drejtimin e PDK-së.

Kjo është një arsye plus që e bën kreun e SHIK-ut, Kadri Veseli, që të provojë me çdo kusht ta flakë Thaçin në Presidencë vetëm për ta hequr qafe nga partia, të cilën do ta sundonte ai tash e tutje me bashkëpunëtorët e vet, shkruan Kosova Sot.

Sipas analistëve politikë, ambicia e Thaçit drejt pozitës së presidentit të shtetit është fundi i karrierës së tij politike. Lakmia e tij për t’u bërë president në këtë atmosferë të tendosur politike mund t’ia rrënojë përfundimisht karrierën e tij si lider historik.

“Mendoj se kandidatura e Thaçit për postin e presidentit të vendit, zgjedhja e tij eventuale, do të jetë sukses i Veselit në rolin e të parit partiak, që rrjedhimisht do të zhvillojë edhe më tutje partinë përmes mendë- sisë së tij, duke e bërë Thaçin të pafuqishëm dhe përfundimisht për t’ia ulur fuqinë politike”, tha politologu Arsim Haziri për Kosova Sot.

Më Shumë

Zafir Berisha thotë se bashkëpunimi me Kurtin mund të tolerohet vetëm nëse Ramush Haradinaj bëhet president

Kryetari i Bashkimit Demokratik në Prizren, Zafir Berisha, ka reaguar pas deklarimeve të fundit të kandidatit të PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, duke e...

Sot temperaturat maksimale deri 27 gradë Celsius

Sot në vendin tonë parashihet mot me vranësira dhe intervale me diell. Vende-vende vranësirat do të shoqërohen me riga lokale shiu. Vende-vende vranësirat do të...

Lajmet e Fundit