26 C
Prizren
E premte, 19 Shtator, 2025

Mustafa: Të bëhemi bashkë për ta ndërtuar vendin

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka kërkuar që populli – shoqëria cilvil, institucionet, bizneset – të punojnë së bashku në rrugën e gjatë të vendit drejt të qenit anëtare e barbartë në familjen e madhe të shteteve.

Ai ka thënë se përparimi i Kosovës është i dukshëm, i vlerësuar edhe nga faktorët ndërkombëtar, por që duhen eliminuar dallimet në kontekst të rrugës përpara të vendit.

Postimi i plotë i Mustafës në Facebook:

Shumë nga miqtë tanë po na bëjnë vërejtje se Kosova ka arritur shumë vitin e fundit, por se nuk i kemi afirmuar këto të arritura.

Është, MSA, marrëveshja e parë kontraktuale që u lidh vitin që shkoi me BE-në, e cila mundëson integrimin tonë në ekonominë dhe demokracinë evropiane. Në fund të vitit të kaluar organizata prestigjioze amerikane Korporata e Sfidave të Mileniumit (MCC) e radhiti Kosovën ndër vendet që përfiton prej fondeve të saj (qindra miliona dollarë).

U nënshkrua marrëveshja për investimin më të madh privat amerikan në Kosovë, mbi në miliard euro, për ndërtimin e TC Kosova C. Janë arritur marrëveshje për investime të rëndësishme me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Vlerësimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar janë se Kosova ka stabilizuar tërësisht buxhetin e saj, për dallim prej shumë vendeve në regjion dhe vendeve të tjera. Janë rritur për 25% ndihmat sociale, janë rritur mjetet për pensione për kontributdhënës mbi 25% dhe janë rritur pagat mesatarisht për 6% përmes aplikimit të shtesave për përvoja të punës.

Janë përafruar krejtësisht kushtet për liberalizim të vizave. Nuk ka raste dhe afera të korrupsionit nga qeveritarët. Jemi kujdesur për krijimin e kushteve më të mira për organet e drejtësisë, për gjyqtarë dhe prokurorë. Prandaj, nuk ka arsye të mos jemi bashkë të gjithë, pozitë dhe opozitë, gra e burra, të rinj e të moshuar, institucione, shoqëri civile e biznese, për të quar proceset përpara, për ta ndërtuar një shtet të fortë, të respektuar me perspektivë euroatlantike.

Më së paku kemi nevojë të ndahemi në patriotë e tradhtarë, në akuzues dhe të korruptuar, sepse njihemi të gjithë. Më së shumti kemi nevojë të punojmë në ndërtimin e institucioneve tona demokratike me njerëz tanë, këta që jemi.

Më Shumë

Williams mohon se ka dijeni për ngjarjen në ish-godinën e MUP-it në Prizren

Dëshmitari Paul Williams mohoi se trupat gjermane kanë gjetur 15 të burgosur përfshirë edhe një person të moshuar i cili është gjetur i lidhur...

Kryeshefi i ‘Hidroregjionit Jugor’ në Prizren demanton Totajn për ndërprerje të qëllimshme të ujit: E sugjeroj ta denoncojë rastin në organet e drejtësisë

Kryeshefi Ekzekutiv i “Hidroregjionit Jugor” në Prizren, Fadil Berisha, i është kundërpërgjigjur sot kryetarit të Komunës, Shaqir Totaj, rreth pretendimeve se ndërprerjet e ujit...

Lajmet e Fundit