19 C
Prizren
E diel, 20 Prill, 2025

Bakalli e mbron, Zogaj kundër Gjebresë: Lakmia s’njeh kufij

Vazhdon të ndezë një debat të fortë në media një intervistë e realizuar nga prezantuesi Ardit Gjebrea me Marjan Rrokun, të dënuar për një krim të dyfishtë që ka tronditur opinionin publik.

Analisti Preç Zogaj, në një shkrim tek Panorama, del kundër Gjebresë, duke theksuar se lakmia nuk po njeh kufinj.

Zogaj thotë se i ka propozuar Gjebresë që të futet tek “E Diela Shqiptare” ndonjë gjë për poezinë, por prezantuesi i është përgjigjur: “Ahaa, kanë ndryshuar kohët. Njerëzit duan gjëra të tjera”.

“U ndamë me Arditin. Unë me pendimin e një pabesie të vogël që i kisha bërë poezisë, ai me ndriçimin e skupit që kishte kapur dhe sigurisht, me krenarinë e një mjeshtri të shikueshmërisë së lartë televizive”.

“Sindroma e audiencës me çdo çmim dha një shfaqje tronditëse këto ditë. Etja për shikueshmëri tregoi edhe njëherë se nuk sheh kallot ku shkel dhe plagët që hap. Lakmia ka sy flakërues, por nuk ka fe, nuk ka mëshirë. Si mund të ndalet, si mund të korrigjohet kjo mynxyrë? Duhet të besojmë kurdoherë në zgjimin dhe rizgjimin e ndërgjegjes profesionale të gazetarëve. Duhet të investojmë dhe të mbrojmë profesionin e gazetarit, duke erfuzuar pipizanët e shkrirjes dhe derdhjes së këtij profesioni të vështirë në ‘gazetarinë mbarëpopullore’,” shkruan Zogaj.

“Për ta thënë me një shembull simbolik: Shqipëria nuk mund ta lërë në mëshirën e shikueshmërisë veprën e Naim Frashërit”.

Por analisti Gilman Bakalli mendon ndryshe.

“Në rastin e Xhungës dhe Gjebresë nuk mund ta kuptoj zemëratën online. Varianti i dhënë nga analisti Andi Bushati në lidhje me arsyet e komenteve armiqësore në vijim të intervistës (Gjebrea, sipas Bushatit, nuk kishte respektuar raportin me të vërtetën tek ajo intervistë) nuk bind, sepse ngrihet mbi një premisë të gabuar: Premisën, sipas së cilës turmat para se të veprojnë gjykojnë me racionalitet të kthjellët e pastaj hidhen në sulm. Nuk besoj se është kështu! Nuk besoj se turmat rebelohen nga mungesa e së vërtetës së plotë e gjithëpërfshirëse,” shkruan Bakalli.

Më Shumë

E treta, e vërteta

“Play-off”-i i ProCredit Superligës vazhdon të prodhojë ndeshje shumë interesante. Sfidat çerekfinale sollën dramë e adrenalinë deri në fund, derisa për tu kualifikuar në gjysmëfinale...

Presidentja Osmani ia kthen letrën Kuvendit: Thirreni seancën jo më vonë se 48 orë nga kur u ndërpre

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ia ka kthyer letrën Kuvendit të Kosovës. Ajo iu ka thënë deputetëve, specifikisht kryesuesit Avni Dehari se seancën duhet...

Lajmet e Fundit