Gratë marshojnë, s`festojnë

Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës ka njoftuar se sot më rastin e 8 Marist – Ditës Ndërkombëtare të Gruas, do të zhvillojnë një varg aktivitetesh duke filluar me një protestë dhe marrshim për të kundërshtuar dhunën në baza gjinore për barazi dhe drejtësi gjinore në Kosovë.

“Kundërshtojmë çdo formë të dhunës gjinore, duke filluar nga seksizmi dhe kultura e seksualizuar, dhuna në familje, ngacmimi seksual, dhuna ekonomike dhe emocionale. Poashtu, kritikojmë shtrëngimet e shumëfishta ekonomike dhe institucionale si kondita që gjenerojnë dhunë në baza gjinore”, thuhet në njoftimin e RrGGK-së

“Është fakt se fuqia shoqërore, ekonomike, politike dhe interpresonale mirëmbahet nga marrëdhëniet e pabarabarta të gjinisë.

Dhuna në baza gjinore është shprehje e pushtetit dhe mjet i kontrollit të subjektivitetit dhe seksualitetit.

Si dukuri dhe praktikë e pabarabartë gjinore, dhuna në baza gjinore është shënjues i mungesës së pavarësisë dhe autonomisë. Dhuna në baza gjinore cenon të drejtat qyetatare dhe pamundëon realizimin e tyre”.

“Prandaj, MARShojmë, S’festojmë sepse dëshirojmë t’i japim fund dhunës në baza gjinore dhe tu themi të gjitha institucioneve në Kosovë dhe shoqërisë Kosovare kundërshtimin tonë me një fjali të vetme: Mjaft më me arsyetime!”.

“Megjithate, të gjitha këto vëjnë në shesh dhe kundërshtojnë dhunën në baza gjinore në marrëdhëniet e shumëfishta shoqërore në sferën private dhe sferën publike. Dhe të gjitha/ë flasin një gjuhë në protestën kundër dhunës në baza gjinore dhe thërrasin: Mjaft më me arsyetime!”.

Më Shumë

Murati njofton se të hënën ekzekutohen shtesat për sektorin privat: Për studentët do t’ju njoftojmë sapo listat të jenë gati

Hekuran Murati, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ekzekutimi i 100 eurove për punëtorët e sektorit privat do të bëhet të hënën...

Restaurimi i shtëpisë së Vehbi Haxhiut në Prizren drejt përfundimit

Restaurimi i shtëpisë së Vehbi Haxhiut, një prej objekteve me vlera të veçanta në Qendrën Historike të Prizrenit, po shkon drejt përfundimit. Lajmin e ka...

Lajmet e Fundit