LDK-ja, në pritje të ‘ekzekutimit’ politik

Pas zgjedhjes së ish-kryeministrit Hashim Thaçi në pozitën e presidentit të vendit, nuk përjashtohet skenari i paralajmëruar më herët në prapaskenat e politikës kosovare – shpallja e zgjedhjeve të reja.

Në këtë rast, LDK-ja, sipas njohësve të rrethanave, do të ishte subjekti kryesor politik që do ta paguante faturën e shtrenjtë të sjelljes joserioze në raport me parimet e vendosura dhe premtimet e dhëna para elektoratit të vet, duke humbur qeverisjen e vendit dhe rikthimin e sigurt në parti politike opozitare.

“Vota për Thaçin është votë për krimin dhe votë që Kosova asnjëherë të mos jetë një shtet me stabilitet dhe i liruar nga kapja e krimit”, thotë deputeti Adem Salihaj.

“Askush nuk ishte kundër zgjedhjes së presidentit të Kosovës. Ata që mundohen ta përdorin këtë si fakt e bëjnë vetëm për t’i mashtruar injorantët dhe për t’i hedhur hi syve të elektoratit të LDK-së. Elektorati i LDK-së këtë herë nuk arriti të manipulohet dhe mashtrohet, ai është skajshmërisht i revoltuar”, shprehet deputeti i LDK-së.

Ai është shumë i sigurt që PDK-ja dhe Thaçi tani synojnë zgjedhjet e reja dhe rimarrjen e sërishme të Qeverisë së Kosovës në drejtim të PDK-së. /Kosova Sot/

Më Shumë

62 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, janë shqiptuar 1880 gjoba

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Mbahet në Prizren edicioni jubilar i Konferencës Mbarëkombëtare të Arkivistikës

Në Prizren është shënuar edicioni jubilar i Konferencës Mbarëkombëtare të Arkivistikës, duke mbledhur përfaqësues të institucioneve arkivore, akademike dhe kulturore nga Kosova dhe Shqipëria. Konferenca...

Lajmet e Fundit