Përurohet restaurimi i xhamisë ‘Emin Pasha’ në Prizren

Me një solemnitet rasti, sot është përuruar projekti i restaurimit të xhamisë “Emin Pasha” që është mundësuar nga organizata turke TIKA.

Pjesë e këtij solemniteti ishin zyrtarë të lartë qeveritar, ata të pushtetit lokal në Prizren, drejtues të Bashkësisë Islame dhe KBI-së në Prizren, ata të organizatës TIKA, ambasadorja e Turqisë në Kosovë dhe qytetarë të Prizrenit.

Para të pranishmëve i pari ka folur koordinatori i TIKA-s për Kosovë, Ejub Javuz Umutllu, i cili tha se kjo organizatë në kuadër të aktiviteteve të veta ka realizuar edhe një projekt të rëndësishëm të ruajtjes së vlerave fetare në qytetin historik të Prizrenit, siç është kjo xhami e ndërtuar në vitin 1832.

Më pas një fjalë rasti ka mbajtur edhe ambasadorja e Turqisë në vendin tonë, Këvëlxhëm Këllëç, e cila tha se edhe me këtë projekt po dëshmohet fryma vëllazërore që kanë relacionet e kahershme ndërmjet Turqisë dhe Kosovës.

Realizimin e këtij projekti e vlerësuan të rëndësishëm edhe ministri i mjedisit, Ferid Agani , ai i Administratës Publike, Mahir Jagxhillar , ministri pa portofol, Rasim Demiri, si dhe Myftiu i Kosoësv, Naim Tërnava, të cilët falënderuan popullin dhe shtetin turk për investimet e vazhdueshme në restaurimin e objekteve fetare, ndërsa njëkohësisht u solidarizuan me Turqinë duke i dënuar aktet e fundit terroriste të cilat kanë rezultuar me qindra të vrarë.

Përmes një video lidhje Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, ka uruar për inaugurimin e xhamisë së restauruar të “Emin Pashës” në Prizren, ndërsa ka thënë se Turqia do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në të gjitha aspektet. /TV Prizreni/

Më Shumë

Në përvjetorin e ndarjes nga jeta, Prizreni kujton Bekim Fehmiun

Prizreni do të kujtojë figurën e aktorit të madh shqiptar, Bekim Fehmiu, në përvjetorin e ndarjes së tij nga jeta, përmes aktivitetit përkujtimor “Një...

Vazhdon aksioni kundër vjedhjes së ujit: Shkyçen 10 lidhje ilegale në Prizren

Kompania Rajonale e Ujësjellësit  “Hidroregjioni Jugor” ka vazhduar aksionin kundër lidhjeve të paautorizuara në rrjetin e ujësjellësit, duke identifikuar dhe shkyçur 10 lidhje ilegale...

Lajmet e Fundit