Arrestohen katër femra e një mashkull për prostitucion në Prizren

Sipas raporteve policore, Prizreni rezulton ndër qytetet ku po lulëzon prostitucioni.

Në raportin e sotshëm të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se dje në këtë qytet janë arrestuar dy femra e një mashkull, të gjithë shqiptarë dhe shtetas të Kosovës me dyshim të bazuar se kanë kryer veprën marrje ose mundësim të prostitucionit.

Gjatë kontrollit tek njëra nga të dyshuarat janë gjetur dhe konfiskuar 2.35 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë dhe është iniciuar edhe rasti ‘posedim i narkotikëve’.

Me urdhër të prokurorit mashkull i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa dy femrat e dyshuarat janë liruar në procedurë të rregullt.

Në Prizren, në rrugën “Tirana”, po ashtu dje, policia ka arrestuar dy femra, shqiptare shtetase të Kosovës, nën dyshimin e bazuar se kanë kryer veprën e marrjes me prostitucion.

Me urdhër të prokurorit njëra nga të dyshuarat është liruar në procedurë të rregullt, kurse tjetra është dërguar në mbajtje. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Arrestohet 27-vjeçari i dyshuar për vjedhje të rëndë në Suharekë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “vjedhje e rëndë”, pas një operacioni hetimor disa ditor në Suharekë. Sipas njoftimit...

Nis të hënën manifestimi “Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë” në Prizren

Drejtoria Komunale e Arsimit në Prizren ka ftuar qytetarët dhe institucionet që të marrin pjesë në hapjen e manifestimit “Remzi Ademaj – Shtigjeve të...

Lajmet e Fundit