Alarmohet Anglia, Londra cak i 10 sulmeve terroriste

Policia dhe forcat speciale angleze janë përgatitur dhe po qëndrojnë në gjendje gatishmërie pasi që janë lajmëruar nga shërbimet sekret se në Londër mund të ketë më se 10 sulme terroriste në të njëjtën kohë, shkruan The Sunday Times, përcjellë Klan Kosova.

Agjencia kombëtare për krime është urdhëruar që të marrë masa emergjente pasi që Londra kërcënohet nga sulme të terroristëve të kthyer nga Siria.

Një ministër anglez, sipas gazetës, ka thënë se “ne kemi plane operative për raste të tilla, por sulmet në Paris kanë treguar se masat duhet jenë tejet të rrepta. Ne jemi gati nëse dikush provon të sulmojë në shtatë, tetë, nëntë apo dhjetë vende”.

Në këtë operacion thuhet se është involvuar edhe ushtria dhe po qëndron në gjendje gatishmërie për të reaguar.

Më Shumë

Dy viktima dhe dy në gjendje kritike në Shëngjin, të rinjtë janë nga Kosova

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në bregdetin e Shëngjinit, ku katër të rinj që kishin hyrë në det janë përballur me dallgë dhe...

E dhimbshme: Vdes i mituri që u aksidentua ditë më parë në Zhur të Prizrenit

Një fëmijë ka humbur jetën në QKUK, i cili më 27 maj ishte goditur nga një veturë në Zhur të Prizrenit. Rastin e ka konfirmuar...

Kosova voton sot

Lajmet e Fundit