Edhe sivjet ‘Beer and Wine Festival’

Për herën e katërt radhazi mes datave 18-22 maj në pllaton e Pallatit të Rinisë në Prishtinë do të mbahet festivali i birrës dhe i verës “Beer and Wine Festival”.

Këtë gjë e kanë konfirmuar organizatorët, të cilët tashmë kanë bërë të ditur se festivali do të hapet më 18 maj nga këngëtari i mirënjohur shqiptar, Alban Skenderaj, ndërsa pritet që në javët në vijim të publikohet edhe programi i plotë me emrat e artistëve të tjerë që do të prezantohen.

Festivali pesë ditor promovon kulturën e pijeve si vera e birra dhe për çdo vit sjellë risi dhe laramani të tyre. Festivali i birrës dhe i verës njihet gjithashtu edhe për lojëra të ndryshme shpërblyese.

Viteve të kaluara “Beer and Wine Festival” ka numëruar përafërsisht 7 mijë vizitorë, secilën natë.

Më Shumë

Arrestohet një person në Malishevë për dhunë në familje, ishte në gjendje të dehur

Një person është arrestuar në Malishevë nën dyshimin për ushtrim të dhunës në familje. Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 5 qershor 2026,...

Dogana zbulon mall të padeklaruar në Vërmicë, vlera rreth 2 mijë euro

Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka zbuluar një sasi malli të padeklaruar gjatë procedurave të zhdoganimit në Zyrën e Brendshme Doganore në Vërmicë. Sipas...

Lajmet e Fundit