10 C
Prizren
E shtunë, 18 Prill, 2026

Protesta e opozitës dhuratë për ceremoninë e Thaçit president

Kjo ka me qenë agjenda e ceremonisë së inaugurimit të Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Në javën e dytë të prillit, Kosova ka me qenë nikoqire e 500 figurave të njohura diplomatike për me ndjekë për së afërmi pranim-dorëzimin e postit të Presidencës nga Jahjaga te Thaçi.

E përderisa po bahen përgatitjet për këtë dorëzim pranim të mandateve dhe shpërndarjen e ftesave, subjektet opozitare mohojnë që deri më tani kanë marrë ftesë për këtë, por nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi e mohon pjesëmarrjen edhe nëse një ftesë e tillë ka me ardhë në këtë subjekt.

Madje ai nuk mohon as mundësinë që pikërisht në këtë ditë të ketë protesta nga opozita e bashkuar.

Por deputeti nga radhët e Nismës së Kosovës, Enver Hoti ende nuk ka vendosur se a ka me marrë pjesë në ceremoni.

Por, deputeti nga PDK, Elmi Reçica thotë se një protestë e mundshme në këtë ditë kishte me prish imazhin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

E zëdhënësi i VV-së, Frashër Krasniqi përmes telefonit mohon pjesëmarrjen e Vetëvendosjes me 7 prill, ditën kur Thaçi ka me u betua para deputetëve.

E derisa jemi 5 ditë para ceremonisë solemne të inaugurimit, mbetet të shihet nëse opozita ka me qenë pjesëmarrëse si mysafirë apo si protestues. /Rrokum/

Më Shumë

Ky është çmimi i naftës për sot

Nafta sot do të shitet me çmimin 1.84 centë sipas vendimit të publikuar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit. Në vendimin e publikuar,...

Në “Rrezet e Krushës” përkujtohen Dalip Behra dhe Bekim Gashi në 27-vjetorin e rënies

Në vendin e njohur si “Rrezet e Krushës”, në Krushë të Madhe, është shënuar 27-vjetori i rënies së dëshmorëve të kombit, Dalip Behra dhe...

Lajmet e Fundit