14.1 C
Prizren
E mërkurë, 13 Maj, 2026

Nxënësit e Malishevës, me orë praktike në Astronomi

Nxënësit e gjimnazit “Hamdi Berisha” dhe ata të SHFMU “Ibrahim Mazreku” në Malishevë, sot kanë mbajtur orë praktike në fushën e Astronomisë.

Këtë aktivitet, e ka ndjekur edhe drejtori i Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Avdi Morina, i cili i ka “falënderuar anëtarët e klubit të astronomisë, si dhe drejtuesi të këtyre dy shkollave, për realizimin e kësaj praktike, pasi është një fushë shkencore, për të cilën nxënësit tanë kanë nevojë të kenë më shumë njohuri, duke i parë edhe praktikisht përmes teleskopëve, lëvizjet në gjithësi dhe të mësojnë më shumë për trupat qiellor që e rrethojnë tokën”.

Ky aktivitet, është realizuar në bashkëpunim mes “Astronomy Outreach of Kosovo”, zyrës komunale për rini dhe drejtorisë për arsim dhe edukim.

Në këtë aktivitet, janë mbajtur orë mësimore praktike në fushën e astronomisë, ndërsa më pas edhe praktikisht, nxënësit, kanë mundur që përmes teleskopëve të sjellë nga ky klub i astronomëve, ta shikojnë diellin.

Më Shumë

Junior 06 fiton finalen e parë ndaj Vushtrria Basket në U16

Ekipi i vajzave U16 të Junior 06 Moni Bau ka nisur me fitore serinë finale të Play-Off-it, pasi mposhti Vushtrria Basket me rezultat 79:57,...

Më 16 maj hidhet shorti për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se më 16 maj do të organizohet tërheqja e shortit për përcaktimin e numrave rendorë të...

Lajmet e Fundit