18.8 C
Prizren
E premte, 17 Maj, 2024

Mrekullia e Tyrbes së Lezit, që shëroi të sëmurin me epilepsi

“Djali ynë i vetëm sëmurej keq nga epilepsia. Shkuam fillimisht në Tiranë e pastaj edhe në Stamboll për ta shëruar djalin, por mjekët nuk na dhanë shpresë. E dërguam me taksi djalin në Tyrben e Lezit, fjetëm atje dhe të nesërmen ai u ngrit në këmbë. U sëmur vetëm edhe një herë dhe pastaj u shërua tërësisht”, u shpreh për gazetën “Kosova Sot” Fetah Berisha

Për Tyrben më të frekuentuar që po e vizitojnë shumë pelegrinë të besimeve të ndryshme nga gjithë Kosova e bile edhe nga shtete të tjera është Tyrbja e Lezit. Gëzim Ajgeraj, shkrimtar, shprehet se Tyrbja e babës Ymer në Lez, sidomos gjatë fundjavës vizitohet si nga banorët lokalë të fshatrave të Vërrinit, po ashtu edhe nga rajonet e ndryshme të Kosovës, në veçanti nga rrethina e Gjakovës. Ai shton se tash ka vizitorë edhe nga diaspora.

“Kjo Tyrbe, nga brezi më i vjetër është respektuar më tepër si simbolikë për raste të ndonjë lutjeje, si për lindje të fëmijës, kur dikush merrte një udhëtim të largët, kur të rinjtë shkonin ushtarë, etj. Zakonisht në Tyrben e Lezit, shkohej për të bërë ‘nezër’ (prehej ndonjë këndes, pulë por edhe qengja). Dhe zihej ndonjë drekë përpara Tyrbes ku ushqeheshin të pranishmit, dhe ndonjë nga kujdestarët e Tyrbes”, u shpreh Ajgeraj. Ai shton se në Tyrbe dërgohej edhe ndonjë qiri, para, peshqir, por edhe gjësende të ndryshme. “Pastaj kryheshin rite të lutjeve brenda Tyrbes. Tek gratë që u mungonin fëmijët, binin për të fjetur për pak kohë (një gjysmë ore, si formë e lutjes për ta parë ndonjë ëndërr. Edhe kjo Tyrbe është shumë e vjetër. Për historikun e saj, mbetet të hulumtohet: tregon Ajgeraj.

Mishi i kurbaneve ndahet me të tjerët

Prof. Ilam Berisha pohon se janë të gjitha këto rite që janë pjesë e besimit pagan. Ai thotë se fshati Lez tashmë është braktisur, por gjallërinë e këtij fshati e mban Tyrbja e saj që tërheq vizitorë në secilën stinë e veçanërisht në pranverë, verë e vjeshtë. Rruga tashmë e gjatë rreth 5 kilometra të çon drejt e në Tyrben e fshatit, apo siç njihet gjerësisht si Tyrbja e Lezit. Vëllezërit Berisha kanë nga një javë secili që shkojnë në fshat për t’u përkujdesur dhe mirëpritur mysafirët, që vijnë nga gjithë Kosova në këtë Tyrbe. Isa Berisha, banor i këtij fshati, tregon se kjo Tyrbe është bërë mit për shumë çifte dhe shumë pelegrinë që gjejnë shërim, sidomos ata që kanë nevojë për trashëgimtarë. “Ne do të qëndrojmë këtu deri të mërkurën e ardhshme. Pas nesh, vjen tjetri vëlla dhe kështu me radhë. Ka vizitorë që vijnë për çdo ditë”, thotë Faruk Berisha, njëri nga pronarët e kësaj Tyrbeje. Faruku shpjegon për gazetën vizitat që bëhen me dekada në Tyrben e fshatit, e emëruar si Tyrbja e Baba Ymerit. Djemtë therin deshtë e delet që sjellin vizitorët për kurban. Tyrbet i përkasin tarikatit Halveti të besimit islam. Faruku shpjegon se Tyrbja ishte djegur gjatë luftës së fundit në Kosovë dhe tashmë ka kulmin e ri dhe ata kanë rregulluar një dhomë vetëm për të mirëpritur mysafirët, që janë të shumë në këtë Tyrbe/kosova sot/

Më Shumë

Abdixhiku në Dragash: I lumtur me pritjen qytetare, lidhja po bëhet e popullit siç ka qenë e destinuar gjithëherë

Një tjetër postim e ka bërë lidhur me vizitën e tij në Dragash, kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, i cili është pritë nga kryetari...

Nis rikonceptimi i ekspozitave të përhershme brenda Muzeut të Lidhjes së Prizrenit

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka bërë të ditur se ka nisur rikonceptimi i ekspozitave të përhershme brenda Muzeut të Lidhjes...

Lajmet e Fundit