26.3 C
Prizren
E mërkurë, 24 Shtator, 2025

Smajl Latifi i reagon Konjufcës: Bajraktarizmi i shpifur

Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Smajl Latifi, ka reaguar ndaj deklaratës së shefit të grupit parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca, i cili ka thënë se bajraktarizmi i AAK-së e dëmtoi opozitën e bashkuar.

Latifi në profilin e vet në Facebook ka shkruar se më i rëndësishëm se sa bajraktarizmi i shpifur i dikujt të VV-së si insinuatë tekanjoze ndaj AAK-së, është vazhdimi i betejave me përmasa gjithëpërfshirëse për kundërshtimin e vendosur dhe aktiv të marrëveshjeve të dëmshme për shtetin, i kundërshtimit të keqqeverisjes në Kosovë dhe i kundërshtimit të qeverisë antikushtetuese.

Postimi i plotë i Smajl Latifit:

Më i rëndësishëm se sa bajraktarizmi i shpifur i dikujt të VV-së si insinuatë tekanjoze ndaj AAK-së, për ne është vazhdimi i betejave me përmasa gjithëpërfshirëse për kundërshtimin e vendosur dhe aktiv të marrëveshjeve të dëmshme për shtetin, i kundërshtimit të keqqeverisjes në Kosovë dhe i kundërshtimit të qeverisë antikushtetuese.

Mos qoftë befasi, vetëkënaqësia ose sjellja si fëmijë i llastuar, vetëm sa për të bërë lajme në televizione dhe gazeta.

Kush është për ndryshim ulë kokën – përvjelë mëngët dhe bashkohet me protestën gjithëpopullore me karakter civil dhe paqësor e cila do të mbahet më 14 maj.

Koha nuk pret! Vaj halli për aso konceptesh të ngurta e të ngushta dhe për politikanë narcisoidë që zgjedhin të luajnë keq rolin e snobit si njëra prej sëmundjeve që nuk shërohet kur kthehet në shprehi. Sidoqoftë, kush luan në cirk, le të bëjë akrobacione. Janë disa që ju premton koha.

Ndërsa, ne jemi në punë!

Kosova ka nevojë dhe interes jetik për ndryshime të mëdha dhe jo për lojë fjalësh e parodi ose koncepte plot me paradokse që duken prej aeroplanit.

Ndërkohë që ne vazhdojmë me përkushtim punët tona rreth organizimit dhe mobilizimit për protestën gjithëpopullore të 14 majit!

Më Shumë

72 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

LDK në Malishevë premton ujë të pijshëm, energji dhe investime në bujqësi

LDK ka hapur fushatën në Malishevë, ku kryetari Lumir Abdixhiku dhe kandidati për kryetar, Fatmir Ademaj, premtuan ujë të pijshëm, furnizim të qëndrueshëm me...

Lajmet e Fundit