10.7 C
Prizren
E mërkurë, 13 Maj, 2026

Në PDK nuk ka ambient për konkurrencë

Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, nuk ka kundërkandidat megjithëse gara për të parin e kësaj partie është e hapur.

Analistët politikë thonë se mungesa e konkurrencës brenda subjekteve politike kosovare ndodh për faktin se ato më shumë kanë qenë organizime rreth liderit, sesa që kanë qenë subjekte të vërteta politike, e me program të qartë. Madje veprimet autoritare brenda subjekteve politike, sipas tyre, nuk krijojnë ambient për konkurrencë.

Nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi, ka thënë se procesi për zgjedhjen e kryetarit të kësaj partie është i hapur, madje ai ka thënë se beson që do të ketë ndonjë konkurrent të ri. “Procesi është i hapur për konkurrencë dhe besoj se ndokush konkurron”, ka thënë Kuçi.

Në anën tjetër, politologu Belul Beqaj ka thënë se mungesa e konkurrencës për kryetar të partisë është pasojë e mungesës së konkurrencës përgjithësisht në shoqëri.

“Mungesa e konkurrencës për kryetar të partisë është pasojë e mungesës së konkurrencës së mirëfilltë në shoqëri. Prandaj, defekti kryesor i shoqërisë tonë liberal-demokratike qëndron në faktin se jetën e kemi ndërlidhur me veprime autoritare, prandaj edhe nuk krijohet ambienti për konkurrencë”, ka vlerësuar Beqaj, duke thënë se konkurrenca e mirëfilltë nënkuptohet si armiqësi, e jo si vlerë e shtuar që shpie shoqërinë drejt zhvillimit. /Zëri/

Më Shumë

Një pjesë e segmentit në autostradën “Ibrahim Rugova” ende e bllokuar

Ka disa muaj që kjo rrëshqitje e dheut po e pengon komunikacionin e lirë dhe të sigurt në autostradën “Ibrahim Rugova”, më saktësisht në...

Sot mbahet Kuvendi Zgjedhor i AAK-së në Prizren

Dega e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Prizren i nënshtrohet sot procesit të brendshëm zgjedhor. Në ambientet e Hotel "Tesara", duke filluar nga...

Lajmet e Fundit