8.7 C
Prizren
E mërkurë, 13 Maj, 2026

Shumë seksi për t’u transmetuar, censurohet reklama e Bar Rafaelit

Shumë seksi për t’u transmetuar në televizion. Kështu, reklama me kostum banjoje “Hoodies”, që sheh si protagoniste modelen izraelite Bar Rafaeli, është censuruar nga “Second Broadcasting Authority for Television and Radio”, autoriteti i kontrollit të televizionit izraelit.

Reklama me bikini, shkruan gazeta “Times of Israel”, që shfaq disa pjesë të trupit të modeles së njohur, është shumë ‘hot’ për t’u shfaqur në Tv.

Në veçanti, autoritetet kanë censuruar skenat në të cilat shfaqet modelja, sipas tyre “plotësisht nudo”, duke mos qenë e përshtatshme për një publik më të gjerë.

Pasi kanë hequr skenat nudo, ka bërë të ditur ‘Authority’, spoti mund të shfaqet pas orës 22:00 të mbrëmjes për të shmangur “tronditjen e fëmijëve”.

Më Shumë

Drini i Bardhë “shpërthen” në Gjonaj, gjashtë gola ndaj Dardanisë

Drini i Bardhë ka dhuruar spektakël para tifozëve vendas në Ligën e Dytë, duke triumfuar me rezultat bindës 6:2 ndaj Dardanisë. Skuadra nga Gjonaj zhvilloi...

LDK-ja në Suharekë propozon kandidatët për deputetë, Blerim Kuqi i rikthehet garës

Dega e LDK-së në Therandë (Suharekë) ka bërë të ditur se, pas një procesi të gjerë konsultimesh me strukturat e saj, ka vendosur të...

Lajmet e Fundit