4.1 C
Prizren
E premte, 20 Mars, 2026

ShBA-ve po ‘u shembet’ toka nën këmbë

Shteteve të Bashkuara po u shembet toka nën këmbë. Në këtë përfundim mbërrin studimi i një grupi shkencëtarësh që paralajmërojnë rritje të aktivitetit sizmik në ta ardhmen në jug-lindje të vendit.

Bëhet fjalë për shembje të mantelit të asaj që njihet si Pllaka e Amerikës Veriore. Shkencëtarët besojnë se pjesë të mëdha të këtij manteli po këputen dhe po bien në thellësi të Tokës duke shkaktuar në sipërfaqje lëkundje sizmike.

Studimi bazohet më së shumti në të dhënat e grumbulluara që prej vitit 2011, ku është vërejtur një rritje e aktivitetit sizmik në këtë zonë të SHBA-ve, që sizmiologët deri më tani e fusin në zonat e qeta.

Autorët e studimit arrijnë në përfundimin se procesi i shkërmoqjes së mantelit të pllakës vazhdon dhe kjo mund të prodhojë të tjera tërmete në të ardhmen.

“Në kendvështrimin tonë, aktiviteti sizmik do të vazhdojë edhe për ca kohë për shkak të mungesës së balancës mes shtresave të pllakës”,- thotë Berk Biryol, sizmolog në Universitetin e Karolinës së Jugut dhe udhëheqës i studimit.

Studimi thekson se bëhet fjalë për zhvillime normale të nëntokës, që hera pas herë në periudha të ndryshme trazohet.

Më Shumë

Gërxhaliu paralajmëron rritje zinxhirore të çmimeve: Shtrenjtimi i naftës mund të thellojë inflacionin në Kosovë

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu,  ka paralajmëruar se rritja e çmimit të derivateve të naftës pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë...

Nafta në Kosovë arrin deri në 1.60 euro për litër

Çmimi i naftës në tregun me pakicë në Kosovë ka arritur deri në 1.60 euro për litër këtë të hënë. Sipas kryetarit të Shoqatës së...

Lajmet e Fundit