United teposhtë

Manchester United është mposhtur nga West Ham United, duke shuar kështu gjasat për të siguruar kualifikimin për Champions League.

West Ham ka fituar me rezultat 3: 2.

Sakho realizoi golin e parë për West Hamin në minutën e 10 ndërsa Unitedi barazoi rezultatin në fillim të pjesës së dytë. Ishte Anthony Martial i cili në minutën e 51-të realizoi golin e barazimit. I riu francez i dha shpresë Unitedit kur në minutën e 72-të realizoi për rezultatin e avantazhit, por “Çekanët” u kthyen shumë shpejtë në lojë.

Mikel Antonio me një goditje me kokë barazoi rezultatin në minutën e 76-të. Ndërsa golin e fitores West Hamit ia siguroi Reid në minutën e 81-të.

Me këtë humbje Unitedi mbetet në pozitën e pestë me 63 pikë, dy më pak se City që pozicionohet në pozitën e katërt.

Më Shumë

Meriton Ismajli drejt Pejës?

Peja mund të rikthejë në skuadër edhe një emër të njohur për tifozët e saj. Sipas informacioneve të siguruara nga AsistiOnline.com, verdhezinjtë kanë pasur kontakte edhe...

15-vjeçari në Dragash gjen para në rrugë dhe i dorëzon në polici

Një fëmijë 15-vjeçar ka dorëzuar në Polici një kuletë me të holla që e kishte gjetur derisa po lëvizte në rrugën Dragash-Brod, afër fshatit...

Lajmet e Fundit