Shpërthen bomba në Old Traford

Autoritetet kanë arritur të kontrollojnë shpërthimin që ka ndodhur në stadiumin Old Trafford, në të cilin para fillimit të ndeshjes Manchester United –Bournemouth, ishte gjetur një pako e dyshimtë.

Zyrtarët kanë bërë të ditur se ekipi i çaktivizimit të bombave ka arritur të kontrollojë shpërthimin në stadium, i cili ndodhi pak më parë.

Pas njoftimit për një mjet të dyshimtë në stadium, Policia kishte anuluar ndeshjen dhe kishte evakuuar tifozët nga stadiumi.

Ata kanë apeluar tifozët të qëndrojnë larg efektivëve të policisë dhe qenve nuhatës gjatë kontrollit të stadiumit.

Mediat britanike bëjnë me dije se pakoja e dyshimtë ishte identifikuar në pjesën veri-perëndimore të stadiumit.

Më Shumë

Duran Duran sonte me koncert madhështor në Shkup

Grupi legjendar britanik Duran Duran do të performojë sonte në Shkup, në arenën “Boris Trajkovski”, duke sjellë një nga ngjarjet më të mëdha muzikore...

Thaqi vazhdon me Drinin e Bardhë edhe për një sezon

Drini i Bardhë ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me mbrojtësin Ragip Thaqi, i cili do të mbrojë ngjyrat e klubit edhe në sezonin e...

Lajmet e Fundit