Obama realizon vizitën historike në Hiroshima

I bindur se ky është momenti i duhur, përfundimisht, presidenti Barack Obama e ka vizituar sot Hiroshimën, duke u bërë presidenti i parë amerikan në detyrë që ka qëndruar në vendin ku është lëshuar bomba e parë atomike në botë.

“Para 71 vitesh, vdekja ra nga qielli dhe bota ndryshoi”, tha presidenti Obama, pas vënies së kurorave me lule në monumentin që përkujton viktimat e Hiroshimës.

Presidenti Obama tha se vizita ka për qëllim që t’i nderojë të gjithë ata që vdiqën gjatë Luftës së Dytë botërore. Por, presidenti Obama nuk kërkoi falje për lëshimin e bombës atomike.

Më 6 gusht të vitit 1945, SHBA lëshoi bombën atomike në Hiroshimë të Japonisë, duke vrarë menjëherë 80 mijë njerëz.

Ky sulm – i pasur edhe me një tjetër pas tri ditësh në Nagasaki – besohet se ka sjellë një përfundim të hershëm të Luftës së Dytë Botërore.

Në vendin që përjetoi shumë vuajtje dhe humbje, aty ku forcat amerikane lëshuan bombën e parë atomike, që e nisi edhe periudhën e armëve bërthamore, Obama bëri homazhe për 140 mijë njerëz që vdiqën nga sulmi i para shtatë dekadave.

Ashtu edhe siç parashikohej nga mediet, presidenti Obama nuk kërkoi falje dhe nuk kritikoi vendimin e presidentit të atëhershëm amerikan, Harry Truman, për të përdorur fuqinë e tmerrshme të armëve bërthamore.

Më Shumë

Përleshje në mes dy familjeve në Kobaj të Prizrenit, vritet një 27 vjeçar

Një 27 vjeçar ka mbetur i vrarë në fshatin Kobaj të Prizrenit, pas një përleshje që është raportuar në mes të dy familjeve. Sipas Policisë,...

Totaj përgëzon LV-në për rezultatin në zgjedhje: Është koha t’i ulim tensionet elektorale

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka thënë se procesi zgjedhor i 7 qershorit tregoi edhe një herë maturinë e lartë demokratike të...

Lajmet e Fundit