17.5 C
Prizren
E enjte, 25 Shtator, 2025

Malishevë: Ekspozitë në nderim të ambasadorit norvegjez

Sot në Malishevë është hapur një ekspozitë kolektive e piktorëve dhe skulptorëve, nga të gjitha trojet shqiptare. Këto lloj ekspozitash, janë të shpeshta dhe tradicionale në Malishevë, mirëpo ekspozita e sotme, ishte e veçantë, pasi u hap për nderë të vizitës së ambasadorit norvegjez në Kosovë, shkëlqesisë së tij, Jan Braathu, i cili ka financuar rregullimin e ndriçimit të galerisë së ekspozitave në Shtëpinë e Kulturës “Tahir Sinani” në Malishevë.

Fillimisht ambasadorin Braathu, e ka pritur kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, kryesuesi i KK të Malishevës, Aziz Thaçi, drejtoresha për kulturë, rini dhe sport, Blerta Krasniqi dhe drejtor tjerë komunal, ku kanë biseduar për bashkëpunimin me ambasadën norvegjeze dhe përkrahjen që kjo ambasadë, po i jep Malishevës, në vazhdimësi, përfshi edhe investimin fundit.

Kryetari i Malishevës, Ragip Begaj tha se përjetësisht i është mirënjohës shtetit norvegjez.

“Malisheva, përjetësisht i është mirënjohës shtetit norvegjez, pasi ka ndërtuar Qendrën e Kompetencës në Malishevë, e cila është jo thjesht një objekt, por një vepër e madhe në ngritjen e arsimit në Komunën e Malishevës”, tha Begaj, në hapjen e ekspozitës, ndërsa i përgëzoi edhe artistët vendas.

Ambasadori norvegjez në Kosovë, Jan Braathu, tha se kultura dhe arti duhet të shpërndahet në të gjitha qytetet.

“Ndihem mirë që jam këtu në Malishevë dhe këto investime janë shenjë që shteti ynë ka ndihmuar dhe kontribuar për shtetit mik të Kosovës”, tha në fillim ambasadori Braathu.

“Kultura dhe arti, nuk janë vetëm për kryeqytetet, por të gjithë njerëzit, për të gjithë artdashësit, në çdo vend dhe arti duhet të shpërndahet në të gjitha qytetet”, tha ai.

Edhe drejtoresha për kulturë, rini dhe sport, Blerta Krasniqi, e ka falënderuar ambasadorin për donacionin, për rregullimin e ndriçimit në galerinë e ekspozitave në Malishevë.

Ekspozitën e sotme, e ka përkrahur Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, ndërsa pjesëmarrës, ishin artistë nga të gjitha trojet shqiptare.

Jan Braathu, më pas ka vizituar edhe Qendrën Rinore në Malishevë, ku është njoftuar me kabinetet e kësaj qendre, si dhe me aktivitet që zhvillon Qendra Rinore. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Kabashi premton fokus në mirëqenie sociale – me projekte konkrete për familjet në nevojë

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për Kuvendin Komunal të Prizrenit, Dr. Fejzë Kabashi,tregon se nëse merr besimin e qytetarëve bashkë me partinë,...

Çollaku: Gara në Prizren më specifike, pres balotazh

Komentatori politik, Adrian Çollaku thotë  se pavarësisht sondazheve të cilat i kishte parë se kandidati i PDK-së Shaqir Totaj ka një epërsi në Prizren,...

Lajmet e Fundit