Elton John ndez publikun në Tel Aviv

“Sorry seems to be the hardest word” u këndua njëzëri nga 40 mijë fansa, të cilët për herë të parë e priten ikonën britanike të muzikës Elton John në Tel Aviv.

Kryeqyteti izraelit përjetoi emocionet e koncertit të pianistit, njëkohësisht edhe këngëtarit Elton John, si pjesë e turit të tij “A crazy wonderful night”. Ai ishte i shoqëruar nga banda e tij muzikore.

“Shumë bukur, vërtetë klasike si performancë, unë mendoj se Elton John ka një nga zërat më fantastikë dhe u kënaqem, madje edhe ne që jemi brezi i ri”, u shpreh një fans, shkruan tch. “Mendoj se ai duhet komplimentuar që ia doli aq mirë në koncert, edhe pse është afërsisht 70-vjeç”, tha një tjetër fanse.

Elton John hapi zyrtarisht edhe sezonin e koncerteve verore në Izrael.

Më Shumë

Arrestohet 27-vjeçari i dyshuar për vjedhje të rëndë në Suharekë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “vjedhje e rëndë”, pas një operacioni hetimor disa ditor në Suharekë. Sipas njoftimit...

Malisheva pa asnjë rast të EHKK-së, situata vlerësohet nën kontroll

Shtabi Komunal për Menaxhimin e Situatës me Ethet Hemorragjike Krime-Kongo (EHKK) ka vlerësuar se gjendja në Komunën e Malishevës mbetet e qetë dhe nën...

Lajmet e Fundit