17.6 C
Prizren
E mërkurë, 6 Gusht, 2025

Kushtëzimi i Kosovës për vizat, i padrejtë

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje!, Aida Dërguti, ka paralajmëruar se mund të ketë protesta nëse Qeveria insiston në ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.

Në një intervistë dhënë gazetës “Epoka e re”, Dërguti ka thënë se, pavarësisht mospajtimeve që kanë me AAK-në dhe Nismën, VV-ja është e gatshme për të bashkëpunuar me këto dy parti opozitare.

“Pavarësisht faktit se kemi pasur mospajtime, por edhe ftohje marrëdhëniesh, ne jemi të gatshëm për të bashkëpunuar me subjektet opozitare, por edhe me këdo tjetër që është i gatshëm ta bashkojë forcën për ta mbrojtur vendin nga regjimi antikushtetues”, ka thënë Dërguti.

Ajo ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje! do të punojë e të bashkëpunojë me të gjithë për ta organizuar një përpjekje të gjerë popullore kundër ratifikimit të marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi.

“Rezistenca do të jetë edhe më intensive, edhe më e vendosur se më parë. Sigurisht se në këtë kuadër nuk përjashtohen as veprimet brenda Kuvendit”, është shprehur ajo.

Duke folur për kushtëzimin që ka vënë BE-ja për liberalizimin e vizave, që fillimisht të ratifikohet nga Kuvendi marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi, Dërguti ka thënë se ky kushtëzim është i padrejtë dhe i papranueshëm.

“Asnjë nga shtetet e Ballkanit që e kanë marrë liberalizimin e vizave vite më parë nuk kanë qenë të kushtëzuar kështu. Andaj, kjo përbën trajtim diskriminues për Kosovën nga ana e Bashkimit Evropian. Kohët e fundit kemi parë se janë shtuar zërat kundërshtues edhe brenda BE-së kundër këtij kushtëzimi. Ne si qytetarë duhet kërkuar më shumë shpjegime nëse këtë kushtëzim e kanë kërkuar qarqet brenda Qeverisë që janë përgjegjëse për gabimet e bëra dhe vërtetimi i gabimit do të kërkonte llogari prej tyre”, ka thënë Dërguti. /Epoka e re/

Më Shumë

Granit Xhaka bëhet lojtar i Sunderlandit – rikthehet pas dy vitesh në Premier League

Sunderland ka njoftuar zyrtarisht transferimin e mesfushorit shqiptar, Granit Xhaka nga Bayer Leverkusen. Xhaka është rikthyer në Premier League, pas dy viteve të kaluara në kampionatin...

Prizrenin e pushtojnë lypsarë nga Kukësi e Tropoja, Policia: Pa kontrolle kufitare nuk zgjidhet çështja

Në zemër të qytetit historik të Prizrenit, mes turistëve të shumtë, gjen çdo ditë fëmijë të vegjël që lypin në rrugë. Shumica dërrmuese e tyre...

Lajmet e Fundit