35.2 C
Prizren
E mërkurë, 13 Gusht, 2025

Mbretërit e Europës

Ata janë Mbretërit e Europës. Reali i Madridit është shpallur për të 11-n herë kampion në Champions League, duke e fituar trofeun më të rëndësishëm për klube në finalen ndaj Atletico-s pas gjuajtjeve të 11-metërshave, pasi 120 minutat e lojës ishin mbyllur në barazim 1-1.

Sergio Ramos dhe Carrasco ishin autorët e dy golave të shënuar përkatësisht nga një për secilën pjesën. Megjithatë në fund vendimtar ishte sërish Ronaldo. Portugezi ktheu në gol penalltinë e pestë të Realit, ndërsa më parë kishte gabuar për Atletico-n Juanfran.

“Los Blancos” e nisën në mënyrë të shkëlqyer ndeshjen, duke kaluar në avantazh që në minutën e 15 me anë të mbrojtësit Sergio Ramos. Bale devijon topin që vinte nga një goditje dënimi dhe Ramos e dërgon në rrjetë. Lojtarët e Atletico-s pretenduan për pozicion jashtë loje, por gjyqtari nuk ishte i këtij mendimi.

Më pas, Atletico tentoi më shumë drejt portës së Realit, por pa arritur të gjejë golin e barazimit. Ekipi i drejtuar nga Simeone e nisi furishëm pjesën e dytë dhe menjëherë fitoi një 11-metërsh, por sulmuesi francez Griezmann u tregua i pasaktë, duke goditur traversën.

Më pas ndeshja u zhvillua thuajse e barabartë, ku Reali po tregohej i kujdesshëm duke e mbrojtur mirë rezultatin. Por ishte minuta e 79 e takimit, kur Carrasco bëri të heshtin tifozët madrilenë.

Belgu 22-vjeçar e dërgoi topin në rrjetën e Realit pas një krosimi nga krahu i djathtë duke barazuar rezultati. Minutat e mbetura, por edhe shtesa, dy herë nga 15 minuta nuk mjaftuan për të vendosur kampionin dhe u nevojitën goditjet e 11-metërshave.

Juanfran ndëshkoi ekipin e Simeones, duke gabuar penalltinë e katërt për Atletico-s, ndërsa madrilenët ishin perfektë, duke u kurorëzuar me titullin e 11 në Champions, si askush tjetër në Europë.

Më Shumë

Një person në Bellanicë të Malishevës gjendet pa shenja jete në një fushë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në një fushë të hapur është gjetur pa shenja jete një person në Bellanicë të Malishevës....

Prizreni përforcohet me boshnjakun Danis Bratovcic

Prizreni ka njoftuar afrimin e ri në skuadër, qendërmbrojtësin korpulent Danis Bratovcic nga Bosnja dhe Hercegovina. Ai vjen me eksperiencë nga klubet e njohura boshnjake...

Lajmet e Fundit