Prizren: 400 anëtarë të rinj, sot aderojnë në PDK

Në Partinë Demokratike të Kosovës në Prizren do të aderojnë 400 anëtarë të rinj. Aderimi i tyre do të bëhet sot në Hotel “Theranda” në ora 18:00 në Prizren.

Në ceremoninë e aderimit të anëtarëve të rinj, do marrë pjesë kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, i cili do të bëj ndarjen e librezave për anëtarët e rinj në degën e PDK-së, në Prizren.

“Interesimi i shumë qytetarëve për tu bërë pjesë e sukseseve të Partisë Demokratike të Kosovës në krye me me lidershipin e saj z. Kadri Veseli, është dëshmi e pakontestueshme e fuqizimit të këtij subjekti politik, në realizimin e aspiratave të qytetarëve të Republikës së Kosovës në integrimet euroatlantike, si dhe në tejkalimeve të gjitha sfidave që ka vendi ynë”, thuhet në njoftimin e PDK-së në Prizren. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

“Muzat e Vreshtave”, festivali kushtuar poetit Xhevdet Bajraj nis rrugëtimin në Rahovec

Rahoveci do të mirëpresë më 22 qershor Festivalin Poetik “Muzat e Vreshtave”, një manifestim kulturor që i kushtohet poetit të ndjerë Xhevdet Bajraj dhe...

Kampionati i ri nis më 15 gusht

Federata e Futbollit e Kosovës njofton se garat në Superligë dhe në Ligën e Parë për edicionin garues 2026/27 do të fillojnë më 15...

Lajmet e Fundit