30.4 C
Prizren
E shtunë, 2 Gusht, 2025

Shtëpia 250-vjeçare e familjes në zë rrezikon të zhduket në Prizren

Prizreni është njëri ndër qytetet me trashëgimi të pasur dhe me shtëpi karakteristike dhe të moçme. Disa nga këto shtëpi i përkasin ndërtimit të shekullit XVI dhe ky fakt flet mjaft.

Lidhur me këtë, drejtori i Qendrës Rajonale të Trashëgimisë Kulturore në Prizren – QRTK Prizren, Samir Hoxha, ka theksuar se në bazë të kërkesës së kësaj qendre tashmë Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, në Prizren është duke bërë restaurimin e katër shtëpive familjare dhe atë të familjeve; Zijabeu, Rekathati, Paçarrizi dhe Kantargjiu. Implementimi i këtij projekti po bëhet në bazë të masave emergjente, shprehet ai, teksa shton se po realizohet nga CVVB-ja.

“Ne do të vazhdojmë edhe më tutje që objektet të banimit me karakteristika dhe lloje të veçanta të mbrohen”, ka shtuar ai, shkruan gazeta ”Kosova Sot”.

Fontana nga ku afër saj kalonte jazi

Në lagjen e vjetër të “Saraçëve”në Prizren gjendet njëra ndër shtëpitë e vjetra që sipas familjarëve të Muhamed Paçarrizit kjo shtëpi ka mbi 250 vjet që është ndërtuar. Trashëgimia kulturore e Prizrenit shprehet në formën e saj ndërtimore dhe shpirtërore. Shtëpitë tradicionale ishin ndërtuar për bejlerët, zanatlinjtë, bujqit, tregtarët dhe personalitete shtetërore të asaj, prandaj edhe janë me karakteristika të veçanta.

“Edhe pse Prizreni ka një thesar të çmuar të trashëgimisë historike – kulturore, kjo në mënyrë të vazhdueshme u është ekspozuar ndikimeve shkatërruese të faktorit natyror dhe faktorit njeri”, shprehet për “Kosova Sot” Samir Hoxha.

Kurse, Muhamed Paçarrizi, tani një person që mezi ia del të mbijetojë, tregon se shtëpia e tyre ka mbi 250 vjet të ndërtimit. Ai shton se pas një intervenimit që ka bërë CVB-ja, kjo shtëpi ende nuk është stabilizuar dhe, sipas tij, Prizreni po rrezikon të humbë një nga shtëpitë e bukura të këtij qyteti.

“Kjo shtëpi ka fontanën që dikur këtu kalonte edhe jazi”, tregon plaka e kësaj shtëpie Neale Paçarrizi.

Ky objekt ka pasur një renovim të gjerë në vitin 1860, sidomos në enterier.

“Objekti është ngritur në etazh dhe është i llojit simetrik me hajat në përdhese. Dekorimet në ballinën kryesore janë karakteristike, të dekoruara me elemente nën ndikimin e stilit neoklasik. Enterieri i objektit është i pasur me elemente etnografike. Drugdhendja është shumë e theksuar dhe është punuar me një mjeshtëri të rrallë. Është shembull i arkitekturës orientale-vendore të tipit rrafshinor që përkiste shtresës së pasur të shoqërisë. Shtëpia e familjes Paçarrizi është me rëndësi të veçantë nacionale (kombëtare)”, shprehet Paçarrizi.

Objekti përmban vlerat dhe karakteristikat e veçanta të arkitekturës folklorike të Prizrenit të fundshekullit XIX. Është shembull i arkitekturës orientale-vendore nën ndikimin e arkitekturës evropiane, sidomos në fasadë, dhe i takon tipit rrafshinor që përkiste shtresës së pasur të shoqërisë. Enterieri i objektit po ashtu është mjaft i ruajtur dhe ka elemente origjinale të kohës.

Shtëpia e familjes Paçarrizi është në pronësi private, por ajo megjithatë është një pasuri kombëtare, pasi pasqyron gjendjen sociale, ekonomik dhe shoqëror të Prizrenit dhe Kosovës gjatë shekujve XVIII-XIX. Ruajtja dhe prezantimi i këtyre vlerave është në interes të zhvillimit të turizmit kulturor dhe njëherësh rrit edhe vlerën kulturore të shoqërisë kosovare ndaj bashkësisë ndërkombëtare. Kjo familje e vjetër e Prizrenit shpjegon se shtëpia ka karakteristika shumë të veçanta dhe kjo është një perlë e këtij qyteti.

Muhamed Paçarrizi thotë se kjo shtëpi është nën mbrojte të shtetit, por, për fat të keq, ende nuk ka arritur që shteti të investojnë sa duhet këtu.

Shtëpia e Paçarrizëve në rrugën e “Saraçëve” po dëmtohet shumë nga shiu dhe të reshurat, të cilat dëmtojnë tej mase muret e vjetra, pastaj tavanet ose siç i quajnë ‘Shishtavenet”.

Paçarrizi thotë fontana i jepte bukuri kësaj shtëpie si dhe vetë jazi ku atje kishte edhe peshq dhe uji ishte plotësisht i pastër. Familjarët shpresojnë se kjo shtëpi do të rinovohet dhe të ruhet. /Kosova Sot/

Më Shumë

Vetëvendosje shpall afatin për kandidim për Kuvendin Komunal në Prizren

Lëvizja Vetëvendosje! ka shpallur zyrtarisht hapjen e afatit për kandidim në zgjedhjet e brendshme për përzgjedhjen e kandidatëve për Kuvendin Komunal në Prizren. Në një...

Katër kandidatë në garë për drejtor të Spitalit të Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren

Katër kandidatë kanë plotësuar kriteret për pozitën e drejtorit të Spitalit të Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren. Në garë janë: Afrim Avdaj,...

Lajmet e Fundit